Home KRYESORE Video/ Shikoni çfarë bëjnë turqit për iPhone… sikur te na i sillnin...

Video/ Shikoni çfarë bëjnë turqit për iPhone… sikur te na i sillnin ketej…

Lufta ekonomike mes SHBA-së dhe Turqisë ka arritur kulmin. Monedha turke është dobësuar si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni, duke dyfishuar tarifat për eksportet turke.

Presidenti Erdogan e ka konsideruar sulm ekonomik veprimin e SHBA-së, që sipas tij kërkon përuljen e Turqisë dhe i ka bëre thirrje popullit të vet që të bojkotojnë produktet amerikane, madje edhe ato teknologjike si iPhone. Qytetarëve turq, Erdogan u kërkoi që të mos përdorin më iPhone.

Një video në rrjetet sociale tregon një grup personash që shkatërrojnë iPhone-in e tyre. “Daily Mail” raporton se edhe fëmijët janë përfshirë në veprime të tilla, duke shkatërruar telefonat e tyre të kësaj marke amerikane. Disa video të tjera tregojnë Dollarë duke u djegur, por nuk dihet sa e vërtetë është.

Sikur te na sillnin Iphonet ketej aneve tona nuk do benin keq. Dhuratat nuk rrefuzohen… 😉

Share: