Home KRYESORE VIDEO/ Shpërthim i frikshëm në Bolonja, disa makina në flakë. Raportohet për...

VIDEO/ Shpërthim i frikshëm në Bolonja, disa makina në flakë. Raportohet për viktima

Një zjarr i madh dhe më pas shpërthime janë parë e dëgjuar rreth orës 14:00 në periferi të Bolonjës, në zonën Borgo Panigale. Dyshohet se fillimisht ka shpërthyer një maune e më pas flakët janë përhapur në rrugë duke përfshirë makinat e dy koncensionarëve që ndodhen midis rrugës Emilia dhe rrugës Caduti di Amola. Gazeta e madhe italiane “Reppubblica.it” e përshkruan si zjarr apokaliptik. Ajo shkruan se pas zjarrit në kamion që me gjasë transportonte lëndë që ndizen lehtësisht (karburant ose gaz) janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme. Flakët dhe tymi i zi shihen që nga mesi i qytetit, ndërsa rruga mbetet e bllokuar, me dhjetëra mjete janë në trafik. Sipas informacionit të parë, ka të plagosur dhe viktima, por për shifra është shpejt për të folur. /Opinion.al

Më poshtë pamje të postuara nga qytetarët italianë në twitter

Gennaro Farina@GenFarina

Mi è arrivato questo

Matteo Brunamonti@matt_brunamonti

Sembra Kabul ma è adesso.

Share: