Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera A bëhet?! “Ky vend nuk bëhet”! Nga Kasem Seferi

A bëhet?! “Ky vend nuk bëhet”! Nga Kasem Seferi

A bëhet?!

“Ky vend nuk bëhet” – shprehja e një mallkimi tashmë kaq popullor!

Por, një pyetje e ndjek pas:

Cila është arsyeja?

Një njeri i thjeshtë nga Pogradeci pretendon: “Shqipëria, që prej Skënderbeut, nuk ka patur kurrë drejtues.” (liderë K.S.).

Si një prej shumë atyre që kam punuar në majë të shtetit (“ku varen hapësat e kashtës”), diçka kam parë dhe diçka kam mësuar dhe, natyrisht, kam diçka për të thënë.

Po e nis nga kriza e madhe e besimit që vuan sot shoqëria shqiptare në Republikën e Shqipërisë e më gjërë në rajon ndërmjet qytetarëve dhe politikanëve.

Lajmet e ditëve të fundit në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë e më tej ku rrojnë shqiptarët në trojet e tyre, por kërkohet se cili duhet të jetë roli, lloji i fuqisë që duhet të ketë qytetari në duart e tij.

Paragrafet e mësipërm më shtyjnë të shtrihem në lëmin e pesë cilësive më të larta që duhet të kishin liderët politikë të Shqipërisë që prej vitit 1912.

Ndershmëria.

Nuk duhet harruar vështirësia për të qenë i ndershëm për arsye se një cilësi e tillë ka bërë (sipas fakteve dhe dëshmive historike) që politikanët në pushtet të jenë jenë thyeshëm kundrejt interesit individual, familjar, të fisit dhe të grupeve të interesit.

Nëse është e vërtetë se Faik Konica ka thënë: “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë.”, nuk ngelet gjë tjetër për të thënë se ndershmëria e politikanëve shqiptarë nuk e kishte zhvilluar karakterin dhe nuk e kishte ndërtuar besimin që, sëbashku, përbëjnë themelin që bën i thirrje besimit dhe respektit për të gjithë shqiptarët që aspirojnë që Republika e Shqipërisë dhe më gjërë të bëhet.

Të qenit pasionant.

Kjo cilësi ka shërbyer dhe shërben për të kuptuar hallet/vuajtjet e të tjerëve, si dhe dëshirën për t’i zvogëluar ato.

E mira kthehet në njohuri për mençurinë vetëm për ata që e përdorin të qenit pasionant jo vetë për të parë nevojat e të tjerëve, por për të përcaktuar kursin e veprimit politik që do të ishte me përfitimin më të madh për të gjithë ata që përfshihen në lëvizjen politike të një vendi për zhvillim.

Integriteti.

Kjo fjalë e huaj, në shqip ka kuptimin e të qenit në përputhje me interesat e kohës për vendin dhe qytetarin, përsa i përket veprimit politik; pra, lideri politik duhet t’i përmbahet parimeve morale dhe etike, me qëllim që të ketë besimin e ndjekësve të vijës së tij.

Të qenit i besueshëm.

Të veprojë në mënyrë të drejtë, të saktë dhe efektive, që të frymëzojë të tjerët, me qllim që ata të bëjnë detyrën.

Të qenit (fleksibël), ose më saktë merr dhe jep.

Një cilësi e tillë ka për object të kuptuarit dhe spektet e merr dhe jep të politikës; pra, aftësinë për të gjetur vendin e përbashkët me ekipin dhe përkrahësit, gjë që kërkon të dëgjuarit me vemendje të të gjithë anëve, jo vetëm për t’i dëgjuar argument e tyre, por veçanërisht, për të mësuar se çfarë qëndrimi do të marrë në emër të të gjithë palëve të përfshira, për të arritur të njëjtin qëndrim për të njohur:

kthimet prapa; dhe
kritikën; si dhe
për të mësuar nga ato me qëllim për të shkuar përpara në veprimin politik.

Duke e studjuar me shumë hollësi veprimin politik të liderëve politikë shqiptarë që nga viti 1991 dhe deri më sot, më vjen në ndihmë një analizë e bërë për cilësitë e Presidentit amerikan të Luftës Civile në SHBA, të famshmit Abraham Linkoln, që po i rrjeshtoj më poshtë:

Kapaciteti për të dëgjuar arsye të ndryshme të një ose disa pikpamjeve.
Aftësia për të mësuar mbi detyrën.
Gadishmëria për ta ndarë fajin për dështimin.
Vetëdija për dobësitë e vetvetes.
Aftësia për të kontrolluar emocionet.
Njohuri për t’u qetësuar dhe për t’ia rinisur veprimit politik.
Dalja në fushën e “betejës” dhe menaxhimi në mënyrë direkte e veprimit politik.
Forca për t’iu përmbajtur qëllimeve themelore.
Aftësia për të komunikuar qëllimet/objktivat dhe vizionin.

Nëse do të merrnim në analizë klëto cilësi duke i ballafaquar me veprimin politik të liderëve të politikës shqiptare të para viteve 90 – të dhe të pas viteve 90 – të me të drejtë mbetet dyshimi:

A kemi pasur, ndonjëherë, të tillë liderë politikë?!

Kasem Seferi

Share: