Home KRYESORE Aleati i PD-se: Basha koalicion mbi teorinë e 1/2-tës.

Aleati i PD-se: Basha koalicion mbi teorinë e 1/2-tës.

Nga Artur Roshi

Opozita së fundmi ka futur në frontin e vet edhe një parti tjetër atë të PDIU.

Kjo tregon qartë se pakënaqësia ndaj qeverisë Rama është maximalizuar.

Sido që të jetë kjo lëvizje e bën qeverinë më të dobët në perceptim sepse lë politikisht pothuaj të vetëm z.Rama.

Nga ana tjetër z.Basha ka shpallur koalicion me këdo që është kundër z.Rama me parti politike e deri tek individë të zëshëm.

Realisht po ngrihet një front anti-Rama dhe jo anti-qeverisë së majtë dhe filozofisë politike të saj.

Lind pyetja pse shigjetat opozitarizmit janë drejtuar vetëm tek tek individi (kryeministri) dhe jo tek filozofia e së majtës që po aplikon ky individ që është kryeministër dhe quhet z.Rama.

Të njëjtën gjë bënte edhe opozita e PS dje me z.Berisha,godiste vetëm atë.

Ku është ndyshimi ?

E majta nuk përballet dot me alternativën programore të së djathtës sepse ajo sjell produkt ekonomik për qytetarët,prandaj fokusohet tek gjërat sekondare dhe tek individi , i cili nuk ka shenjtërinë e filozofisë që po sundon botën këto 200vitet e fundit dhe kështu mund të bëhet pis shpejt duke mëkuar urrejtjen ndaj tij.

Pse Opozita e së djathtës sillet si opozita e së majtës dje ?

Ky është çelësi i mosbesimit ndaj saj, në kuotat që duhej të ishte.

Të gjithë kryetarët e opozitës (përjashtoj veten time dhe ndonjë tjetër) kanë të ngulitur në mëndje se bindjet e majta zotërojnë tregun politik dhe pragmatizmi i pushtetit të detyron të jesh me natyrë bivalente duke përfaqësuar të djathtën.

Unë nuk e besoj këtë për dy arsye:

Së pari sepse teoritë politike pranojnë zotërimin e njërës bindje politike (psh e majtë) në një situatë politike,por nuk mohojnë egzistencën e bindjes tjetër (të djathtë) po aq potente por e padukshme.

Së dyti kjo situatë është ngritur në mënyrë artificiale nga klasa politike e cila është trëmbur gjithmonë nga liria e vërtetë e qytetarëve që ngrihet mbi lirinë e vërtetë të votës.

Kështu njerëzit janë peng i fuqisë së pushtetit të politikës së majtë në këto 27 vite , dhe nuk kanë dy jetë për të eksperimentuar,prandaj ose qëndrojnë konformistë për të egzistuar si mundësia e vetme ose largohen për të jetuar ku jetojnë njerëzit në perëndim.

Le të argumentojmë me një shembull të thjeshtë:

Para viteve 90 diktatura ishte absolute dhe zotëruese politikisht ndaj ideve demokratike të Mid’hat Frashërit.Votimet kryheshin por duke mos qenë të lira njerëzit nuk votonin kundër.

Ashtu si sot që sistemi zgjedhor nuk është i drejtë dhe i hapur ndaj votës së lirë.

Mbas viteve 90 u perceptua nga njerëzit se pati një liri dhe votë të lirë.Kjo bëri që vazhdimësia e ideve demokratike të Mid’hat Frashërit nga që dukeshin se nuk egzistonin para viteve 90 bënë që të ishin dominuese në vitin 92 në parti të ndryshme të një fronti anti-regjim.

Më tej njerëzit kuptuan se liria e tyre politike dhe ekonomike ishte gati në kufijtë e iluzionit dhe u tërhoqën në indiferencën ndaj politikës,prandaj gjëndemi në këtë situatë ku kryetarët e partive opozitare nuk besojnë se e djathta që përfaqësojnë në profile të ndryshme të tyre është jo dominuese ndaj të majtës dhe të gjithë mallkojnë veten në heshtje pse në këtë moment nuk u gjendën në anën e majtë që prodhon pushtet të vazhdueshëm.

Në kushtet e kësaj situate politike ngrihet edhe teoria e 1/2-tës të koalicionit të z.Basha,i cili është i mjaftuar me 1/2 e çdo partie të koalicionit opozitar që qëndron në krah të djathtë të origjinës (O) të boshtit politik.

Problemi këtu është se gjithë këto parti që vijnë nga e majta se nuk duan z.Rama,por jo se nuk janë të majta.

Në një situatë tjetër ku z.Rama humbet dhe largohet dhe dikush tjetër vjen në PS,ato mund të çvendosin fitoren e frontit opozitar të sotëm,sërish në drejtim të së majtës për një pushtet të shtuar.

Kjo jo për të paragjykuar ndokënd nga partitë e koalicionit opozitar por për të përcaktuar rregulla të qarta të funksionimit të parimeve mbi të cilat duhet të strukturohet ky koalicion.

Liria e votës dhe hiearkia që prodhon besimi i qytetarëve është pushteti që pranohet nga të gjithë partitë pa dallim në koalicion.

Lira e votës bën të veprojë fuqia e tregut të lirë politik ,moralit dhe çdo parti pranon determinimin e aksioneve politike si përcaktuese të vendimeve politike te koalicionit si fuqi të lirisë.

Fuqia e lirisë dhe morali politik janë pushteti i së djathtës dhe konturimi i saj.

Në se opozita nuk krijon këto dy shtylla si pjesë kryesore e ngrehinës së saj do të iki nga pushteti më shpejt se sa do vijë dhe kokëulur.

Pra Partia Demokratike si iniciuse e frontit opozitar ka përgjegjësinë të kombinojë fuqinë e moralit politik të partive tradicionale të djathta me fuqinë e pragmatizmit të partive flirtuese,në adresë të suksesit që përkon me interesin e shqiptarëve.

Përcaktimi i aleatëve duhet mbështetur mbi parimet e tregut të lirë,mbi moralin politik,dhe jo përzgjedhjet e pakuptimta.

A.Roshi

Share: