Home KRYESORE Berisha flet për herë të parë për vettingun në politikë: Do zbulohen...

Berisha flet për herë të parë për vettingun në politikë: Do zbulohen shumë…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar sot në studion e “Opinion” përball gazetarit Blendi Fevziu dhe katër analistëve, ku është prononcuar për herë të parë në lidhje me Vettingun e politikanëve.

Sipas Berishës vettingun mund ta bëjnë dhe ndërkombëtarët, por tha se mund të bëhet dhe më një ligj.

Pjesë nga intervista

Përse duhet një vetting për politikanët, a ka mundësi që të zbulohen pasuritë dhe a mund të gjenden lidhjet e tyre me krimin?

Unë e konsideroj një rendësi të madhe këtë ligj, pasi 100 herë i kam thënë vetes, duke parë formularët e prokurorëve, gjykatësve dhe policëve, por politikanët. Këta kanë shumë pushtet dhe mund të bëjnë pasuri të paligjshme.

Rama ka thënë që i zbulon SKAP dhe BKH?

Dakord, por Vettingu është më shumë më shumë dhe i zbulon të gjitha. Si nuk mund të ketë vetting për sarajet në Surrel. Vettingu do gjej kullat, do gjej pallatet.

Kush do e bëj vettingun, ju Ramës dhe Rama juve?

Absolutisht po.

Kush do e bëj vettingun?

Do ta përcaktojë ligjin.

Pse nuk kërkoni ndihmë ndërkombëtare nga ndërkombëtarët?

Unë nuk e përjashtoj këtë ide.

Pse jo ata që po bëjnë vettingun sot?

Ata ikën, voran vettingu iku.

Share: