Home KRYESORE Berisha tregon se pse nuk do e priste në zyrë Vlahutinin:

Berisha tregon se pse nuk do e priste në zyrë Vlahutinin:

Ndaj ish-ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të tjera.

Duke folur në studion e emisionit “Fakt” në SYRI.net, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk do ta priste Vlahutin për ceremoninë e largimit.

“Nuk ekziston një paralelizëm mes tyre, pavarësisht se ata ishin dashuri politike bashkë, por me ambasadorin Lu kam pasur dialog konstant me të, kurse për sa i përket Vllahutin, i thashë: Përfaqëson Beogradin apo Brukselin. Edhe po të kërkonte lamtumirë nuk do ta prisja. Vllahutin dëmtoi Shqipërinë, nuk e di për llogari të kujt. Nuk kisha dosje të saj për lidhje me shërbimet, por ajo tha se nuk ka nevojë për marrëveshje dhe konsensus mes forcave politike. Kurrë më parë nuk ka ekzistuar një përçarje e tillë politike” është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

V.L/ Dita

Share: