Home KRYESORE “Bota po shkon symbyllur drejt përsëritjes së krizës financiare të 2008”

“Bota po shkon symbyllur drejt përsëritjes së krizës financiare të 2008”

Bota rrezikon të shkojë symbyllur drejt përsëritjes së krizës ekonomike të 2008-ës, paralajmëron Gordon Brown. Ish kryeministri britanik këmbëngul se rreziku është shtuar pasi bota tani “nuk ka një lider”.

Kur u pyet një dekadë më parë nëse kolapsi ekonomik do të përsëritej, Brown tha për The Guardian: “Rrezikojmë të shkojmë symbyllur drejt një krize tjetër në të ardhmen.”

Gordon Brown, i cili ishte kryeministër gjatë krizës ekonomike të vitit 2008, shtoi se koordinimi ndërkombëtar i atëhershëm do të ishte i pamundur sot, pasi bota nuk ka lider.

“Bashkëpunimi që u pa në atë kohë nuk do të ishte i mundur pas krizës së 2018 si për bankat por edhe për qeveritë që punuan së bashku,” tha ai.

“Në vend të zgjidhjes së problemit, do të kishim një teatër të ngecjes së fajit.”

Ish kryeministri i Britanisë ka shpjeguar që kjo do të vinte nga thyerja e besimit mes krerëve të qeverive. Shtetet janë kthyer nacionaliste dhe do të kishim protektizëm, popullizëm dhe tendencë për të fajësuar tjetrin.

“Shttet janë në luftë me njëri tjetrin për shkëmbimet, ngrohjen globale dhe për denuklearizimin,” u shpreh Gordon Brown.

Ai fajëson kryesisht presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për luftën e shkëmbimeve që ka hapur me Kinën, dhe shpjegon se si kjo do të ishte pengesa kryesore e çfarëdolloj operimi që mund të ndërmerret për zgjidhjen e krizës së ardhshme.

“Protektizmi i Trump është barriera më e madhe që mund të hasë bashkëpunimi ndërkombëtar,” përfundon ai./Opinion.al

Share: