Home Gjeo-Ekonomia Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike

Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike

Nga Dr. Lorenc Gordani*

Sektori i energjisë sapo ka definuar një strategji që i referohet skenarëve të ndryshëm, duke i dhënë përparësi mundësive qe ofrohen nga hapja e tregut te energjisë. Tani që janë analizuar dhe përcaktuar hallkat me sensitive, thelbësore është të diskutuarit ne me shume detaje për mundësitë qe hap tregu për sektorin e energjisë. Pikërisht ketë do të përpiqemi të bëjmë këtu, në një reflektim të thjeshtuar, duke u përpjekur të përmbledhim aspektet më të rëndësishme lidhur me bursën e energjisë

Siç e dimë, tregu i energjisë po ecën ngadalë dhe efektet e tij duket se mbeten më shumë brenda institucioneve dhe kompanive publike pa u bërë të prekshme për konsumatorët, kompanitë dhe investitorët. Kjo sepse po vazhdojmë të mbajmë te paprekur barrierën kryesore – apo thelbin e tregut – lirinë për të zgjedhur një furnizues, e cila ne mënyre definitive “shtrembëron” të gjithë sektorin e energjisë dhe ekonominë në tërësi.

Për shkak të natyrës së saj inovative, vështirësisë se kuptimit qofte edhe konceptual, dhe sigurisht mungesës se aftësisë për të ndërmarre këtë hap të pashmangshëm, edhe pas shumë vitesh nga fillimi i reformës, mbetet shumë skepticizëm për realizimin e tij, madje dozat janë edhe ne rritje. E gjithë kjo, përfshin të paktën dy ose tre vjet vonesë, përveçse një rënie ne shkelje me angazhimet e ndërmarra në nivelin e komunitetit rajonal të energjisë dhe me mbështetësit ndërkombëtarë të sektorit.

Për të qartësuar kuadrin, le të fillojmë me pikat që krijojnë më shumë pështjellim, që lidhen me skenarët potencial që rrjedhin nga hapja e tregut. Fakti i njohur nga të gjithë është se bursat rrisin transparencën, efikasitetin dhe konkurrencën. Prandaj, çmimi i energjisë në tregun e energjisë me siguri do të shënoje ulje. Ndërsa njëkohësisht duhet të kujtojmë varësinë nga importi, ku tradicionalisht blejmë mesatarisht 30% dhe vitin e kaluar kemi arritur ne kuotën rreth 50%. Pra, nëse ky skenar do të verifikohet, atëherë thjesht nuk kemi nevojë për investime të mëtejshme me subvencione, sepse mund te blejmë me lire në treg!

Por edhe nëse shikojmë variantin e kundërt, duke supozuar për një çast se çmimi i energjisë do të jetë më i lartë, kjo do të thotë që investimet do të aktivizohen pa mbështetje. E rëndësishme është te theksohet se investimet e bëra sot ngarkohen mbi faturën e energjisë, dhe me rritjen e investimeve në teknologjitë më të shtrenjta fotovoltaike kjo peshe sa vjen dhe do të shtohet edhe më shumë. Pra me hapjen e tregut të energjisë dhe duke supozuar rritjen e çmimeve, subvencionet zvogëlohen dhe shumë sektorë te lidhur me investimet e reja aktivizohen në një zinxhirë vlere te shtuar dhe punësimi.

Ndërkohe qe çmimet e larta do te bënin qe konsumatorët dhe bizneset, falë nivelit aktuale të zhvillimit të përgjithshëm dhe mundësive ligjore te ofruar për prodhimin e shpërndarë te energjisë, të ndryshojnë qasjen dhe të fillojnë të lëvizin drejt zgjidhjeve që shikojnë investime për prodhimin e tyre të energjisë dhe masat për përdorim efikas te saj. Nga ana tjetër, fondet e lira publike mund të shkojnë për të forcuar rrjetin e energjisë elektrike, duke u kthyer kështu ne një avantazh për të gjithë shoqërinë.

Pra, në finale, nëse e hapim tregun, se pari do të shohim çmimin reale te energjisë dhe aktivizim te investimeve. Ne ketë rruge Shqipëria është vetëm vendi i fundit qe hynë dhe fakti është se bursat, të paktën me trendin aktual dhe të pritshëm, priren të kenë një ulje të çmimit afatgjatë dhe luhatje të forta përgjatë ditës. Për këtë arsye, në të ardhmen, fitimet më të mëdha nuk do të gjenerohen nga investimet apo kontratat afatgjata të lidhura qofte ne forme PPA-ve ose marrëveshjeve te drejtpërdrejta privat – privat, por nga menaxhimi apo me mire ofrimi i shërbimeve energjetike.

Për të gjitha këto, hapja e tregut përveç se detyrim i pashmangshëm për t’u integruar në tregun evropian të energjisë duke zbatuar paketën e tretë të energjisë të BE-së, është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të vene ne efecience burimet energjetike, qofshin ato publike apo private. Prandaj, rregullatori i energjisë duhet të aplikojë sa më shpejt të jetë e mundur modelin e tregut te përgatitur me mbështetjen e IFC-së përmes ndihmës së grupit të konsultimit të nivelit të lartë të bursës norvegjeze, të aprovuar qe në mesin e vitit 2016.

Efektet do të jenë të shumta dhe të menjëhershme, për shkak të reduktimit të nevojës për subvencione dhe transformimin e kompanive në aktorë të zhvillim. Para së gjithash, gjiganti shqiptar i prodhimit KESH, i cili deri këtu vazhdon te jete i renduar nga borxhet e politikave te gabuara te privatizimit dhe mbajtjes se kontratave te rregulluara, falë rezervës ujore që lejon një rol mbizotërues të paktën në rajonin tonë, do të përfitonte nga shitja kur çmimi do të kulmojë në bursat rajonale. Nëse shikojmë përreth, kjo po bëhet me sukses nga të gjithë kompanitë e tjera private, edhe se shume me të vogla, siç është Statkrafti, Ayen, etj., të cilët nuk preferojnë të shesin në vend edhe për shkak te avantazheve qe te jep teknologjia hidrike ne bursat spot te energjisë.

Me të ardhurat që do të ofrohen për buxhetin publik, mund të kompensohen ato që nevojiten në bilancin energjetik që OSHEE-ja duhet të blejë si ofrues i shërbimit për të gjithë konsumatorët e mbrojtur. Megjithëse kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi që OSHEE-ja, si kompania me e madhe ne vend e cila ka një portofol të gjerë falë rolit te ofruesit te shërbimit universal atë te tregut te lire dhe sistemit të shpërndarjes, mund të optimizojë duke blere në çdo treg pothuajse të gjithë bazën e nevojave vjetore të energjisë, me kontrata afatgjata dhe me një çmim shumë të volitshëm.

Kështu siç KESH nëpërmjet masave rregullatore për kontratat afatgjate, edhe OSHEE-ja duhet të çlirohet nga furnizimi i konsumatorëve të mëdhenj, të cilët janë plotësisht në gjendje të blejnë në tregun e liberalizuar. Vetëm për shembull nëse sa këtu do te kishte ndodhur gjatë 5 muajve të parë të këtij viti për konsumatorët e lidhur me nivelin 35 kV, të cilët ngurruan pasi deri diku me te drejte nuk e dinë dhe e shohin tregun, do ta kishin blere me një çmim më të ulët te asaj qe paguan. Ndërsa në qershor, korrik dhe gusht ata po paguajnë më shtrenjtë për shkak se nuk kane menduar me kohe për të hyrë në marrëdhënie me furnizuesit.

Arsyet qe të gjitha se bashku po çojnë qe përfundimisht te mbizotëroje edhe ndaj me skeptikëve nevoja e daljes ne treg te lire, i cili nga ana tij por formësohet edhe nën presionin e shtuar te sekretariatit te energjisë. Pra, tani qe po kompletohen ndryshimet e fundit ligjore, dhe është përmbyllur rinegocimi i planit të ristrukturimit të sektorit energjetik me Bankën Botërore, duket se përfundimisht jemi afër dhënies se dritës jeshile te burse se energjisë. Në fakt, në këtë drejtim, OST është aktualisht në fazën e prokurimit të platformës elektronike për shkëmbimin e energjisë, por mbetet e pafalshme pozicioni deri diku i pakuptimte i kompanive private që nuk kane aftësinë dhe kapacitet të përfitojnë nga mundësitë që hapen nga tregu i energjisë.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes.

*Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

[email protected]”.

Share: