Home KRYESORE Detaje të reja për vrasjen brenda ambienteve të Shërbimit Sekret në Kosovë

Detaje të reja për vrasjen brenda ambienteve të Shërbimit Sekret në Kosovë

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) është deklaruar lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm, brenda objektit të së njëjtës agjenci. Në deklaratë thuhet, se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’u rezistojë plagëve të marra.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, shkruhet në njoftimin zyrtar të AKI, për këtë ngjarje të rëndë.

Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje, që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundohet nga AKI.

Gjithashtu prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, deklaroi më herët se dorasi tashmë është arrestuar.

“Ka ndodhë sot në mëngjes, ka vdekur personi, është një i dyshuar që është arrestuar, ka qenë brenda”, tha prokurori Berisha për “Betimi për Drejtësi”.

360grade.al

Share: