Home KRYESORE Djali me sindromën Daun kthehet nga një udhëtim dhe risheh të atin:

Djali me sindromën Daun kthehet nga një udhëtim dhe risheh të atin:

SHBA: “Kjo është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë.” Dashuria e pastër që babai dhe djali tregojnë për njëri-tjetrin është kaq e bukur.

” Disa ditë më parë Alan LaWrence e ndau këtë video në llogarinë e tij Instagram. “Unë nuk e di emrin e dy protagonistëve, di vetëm se djali kishte nisur një udhëtim pesë-ditor me motrën e tij, dhe se ai ishte shumë i emocionuar për të ardhur në shtëpi dhe për të parë babanë e tij përsëri,” shpjegon ai.

Gjithashtu Alan, që gjiroi këtë klip, është babai i një fëmije me sindromë Daun. “Babai i gjashtë fëmijëve, njëri prej të cilëve është i bekuar me një kromozom shtesë dhe aftësinë për të fluturuar”, e definon veten në llogarinë e Instagram-it me mbi 88 mijë ndjekës.

“Unë mendoj se do ta shikoj këtë video çdo mëngjes para se të filloj ditën time,” përfundon Laërence. Dhe ndoshta secili prej nesh duhet të bëjë të njëjtën gjë/360grade.al

Share: