Home KRYESORE ”Flas me Xhisielën, dje ishte më e shqetësuar”, Çollaku ‘gozhdon’ Hoxhën: Na...

”Flas me Xhisielën, dje ishte më e shqetësuar”, Çollaku ‘gozhdon’ Hoxhën: Na thuaj ç’i ndodhi para dy ditësh?

Ka pasur sot një tjetër debat për çështjen Xhisiela mes dy gazetarëve Basir Çollaku dhe Artan Hoxha, lidhur sidomos me detyrat që nuk ka kryer policia e shtetit në rastin e dhunimit të saj.

ërmes një statusi të gjatë Hoxha është përpjekur të thojë se ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Xhisielën dhe ajo ndihet keq nga gjithë ky mediatizim dhe politizim i historisë së saj, duke shtuar se oficeri Nuhu që duhej ta siguronte, ja ka mbathur nga sytë këmbët.

Sipas Hoxhës, Nuhu iu ka kërkuar para familjarëve të deputetit Rraja, dhe pasi pa që nuk ia doli me pazarin nisi me denoncimet anonime në faqen e Facebookut të ish-kryeministrit Sali Berisha. Dhe në këtë pikë gazetari Hoxha që e nis me Xhisielën, e harron atë që ka ndodhur me vajzën e re, duke iu kthyer dhe ai akuzave politike në drejtim të oficerit.

Po menjëherë pas këtij shkrimi në dukje moralist të Hoxhës ka reagur dhe gazetari Basir Çollaku, i cili i kujton Hoxhës se po përdor pikërisht Xhisielën për të sulmuar oficerin e policisë.

Pjesë nga debati:

Çollaku: Ti po perdor vajzen per te sulmuar oficerin e policise…nuk ishte i vetmi polic ne ate komisariat. Gjithsecili te mbaje pergjegjesine e tij. Perse ende nuk i ofrojne mbrojtje?!?! Dhe perse nuk thua meqe ke folur se çfare i ka ndodhur para dy ditesh?!?! Pjesen e dyte te shkrimit e ke si te Rames. Ka qendrime te ndryshme por dosje te njejte mik..

Hoxha: Ende nuk ke asnje fakte te vetem qe ta kane kercenuar policin, te kam paraqitur me dhjetera fakte, procesverbale, foto, biseda telefonike, qe polici e ka trilluar historine e kercenimit te vet per te perfituar azil politik. I ke me prova te gjitha, ndersa ti je ende vetem me rrefimin e nje polici pa bere as perpjekjen me te vogel per ta provuar nese thote te verteten. Nuk ke te pakten as edhe nje prove audio, sido qofte ajo edhe e ngjashme me Babalen. Ne fakt nuk te ka interesuar e verteta e vajzes Basir, te ka interesuar “e verteta” e policit qe i sherben kauzes se Partise. Sa per Ramen, do mjaftonte thjeshte historia e vajzes per ta vene me shpatulla pas murit pa patur nevoje te trillohej nje histori agjentesh ne mbulim

Çollaku: Po te te kishe interesuar Artan nuk beje komedi ne televizione duke perfshire ate turpin e intervistes se saj. Kto provat e tua jane aq transparente sa nuk duken. Hallin qe ke ti me policin e di vete, por ky eshte problemi yt me te qe do ta zgjidhni ju te dy bashke. Une skam interes tjeter vetem ngjarjes. Pastaj mos ngutemi. Mos i kerko te gjitha ne nje dite. Ka kohe boll.

SHKRIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

Po Xhisiela?!!!

Dje, pasdite kam folur perseri, me Xhisielen, vajzen 25 vjecare e cila vazhdon te masakrohet barbarisht cdo dite, cdo ore, cdo minute. 
Dje, ishte me shqetesuar se asnjehere tjeter gjate ketyre 10 javeve. Si tia bej? – tha .Cfare duhet te bej per te shpetuar nga ky tmerr qe nuk ka fund?! Si mund tu them njerezve te ketij vendi se cfare po vuaj, cfare po perjetoj? Une thjeshte kerkoj drejtesi per ate qe ka ndodhur dhe qetesi per familjen time. Si mund tu them, boll luajtet duke perdorur emrin dhe fatkeqesine time si flamur beteje here ngjyre blu dhe here te kuq. Si tu them, boll me kete histeri hipokrizie”…. 
Kam folur me te cdo dite qe nga momenti kur historia e saj u kthye ne nje sport kombetar per te perfituar kush te mundet
Jane sulur si nje lukuni cakenjsh dhe hienash, qe ushqehen me kerma, me vetem nje qellim te mos dalin pa perfituar dicka nga kjo tragjedi. Duan patjeter ta lidhin historine e saj me politiken
Kam pare kryeministra dhe ish-kryeministra, presidente, ish-presidente dhe gra presidentesh, kryetare partish ne pushtet dhe kryetar partish ne opozite, shoqeri militantesh, shoqeri civile, shoqeri facebook-u e shoqeri ish-policesh azilante, gra te angazhuara djathtas dhe te angazhuara majtas, te gjithe pa perjashtim, po aludojne e qajne me lot krokodili.. kur vajza eshte aty, deshmi e gjalle! Nuk ja ka mbathur! Nuk shkon askush ta pyes si ndihet! Si e perjeton tere kete zhurme, gjithe keto akuza e kunder- akuza! Do te flase por nuk e degjon kush. Sepse askush nuk do me ta degjoje, secili ka tashme ate qe i duhet per te folur si ti doje qejfi.
Ia ka mbathur nga syte kembet oficeri i policise gjyqesore qe duhej ta mbronte, qe duhej ti ofronte siguri per jeten dhe familjen. 
Oficeri qe ne vend te hetonte ngjarjen dhe dononcimin e vajzes, beri te kunderten. 
Ai njoftoi fillimisht te afermit e autorit dhe i ftoi ata per nje kafe “pune” ne nje lokal ne kryeqytet, dhe pasi nuk e kapi “pazarin” me ta, i nisi nje nga ato anonimet qytetarit digital. 
Qe aty historia mori tjeter rrjedhe. 
Supermakina e trillimeve per shantazh politik e kishte gati skemen.
Publikon historine ne facebook-un e “gjyshit digital” i cili e di vete si e rregullon historine shton fakte per perfitime politike,. Oficeri qe duhej te mbronte viktimen nga horrlleku dhe maskaralleku i djalit te deputetit, dekonspiron hetimin dhe nis te trilloje nje histori ku nga mbrojtesi i viktimes kalon vet ne rolin e viktimes. Ja ku qepet me se miri nje histori fantastike per te perfituar azil por dhe kredo politike. U planifikua arratisja spektakolare duke care kufirin me Kosoves kacakshe neper pyll. Njeriu i ligjit qe kishte punuar 6 vite ne mbulim dhe studionte ne Akademine e Sigurise me financimin e taksapaguesve shqiptare, vendosi te zgjidh hallin e tij. 
la vajzen te vetme pa mbrojtje atje ne fshatin e saj ne Zeze, u dergoi nje leter bakalli autoriteteve dhe pa u thare mire boja, ne te njejten dite(14/09/2018) largohet per kesmet.
Gazetaret qe duhet te shkojne te qemtojne faktet, te verifikojne cfare ka ndodhur, te degjojne dhe intervistojne, OPGJ-te e arratisur dhe oficeret qe jane ende ne vend,te pyesin deshmitaret dhe te shkelin ne terren, ne Fushe Kruje, Kruje, Durres, Nikel e Zeze, mjaftohen me rrefimet e “betejave te lavdishme” qe u tregojne vellezerit polic per agjentet e “paepur” ne mbulim, me krimin e organizuar(se ku kane ndodhur keto beteja dhe se ke organizate te madhe kane goditur keta fare heronjsh, nje zot e di. Nderkohe, ata boset e vertete te krimit te organizuar, jane duke bredhur te lire larte e poshte, jane duke vrare ne Shkoder, Elbasan, Lushnje e duke zhdukur pa lene gjurme me shume se nje dyzine me njerez ne Vlore) 
Ndersa Shqiperia zjen prej kater ditesh se “qeveria mbron djalin dhunues te deputetit socialist” dhe nje taborr me deputet te saj, opozita ulerin per revolucion dhe permbysje me dhune. 
Nje komedi e turpshme politike ndertuar mbi nje tragjedi personale. 
Te gjithe, bertasin, shajne, ulerijne, por askujt si behet me vone si ndihet Xhisiela, nga perdorimi qe i beri politika historise se saj. Pse e lane vetem qe ne fillim? 
Qe diten e pare kur e kam mesuar kete histori ne fund korrikun e ketij viti jam perpjekur ti vi nje ndihme nje vajze te traumatizuar, me te cilen po abuzonin te gjithe, qe nga policet qe duhej ta mbronin e deri atje larte ne maje te Olimpit ku rrine perendite politike te ketij vendi. 
Me keq se sot nuk e kisha pare Xhisielen. 
Dhimbja e Xhisieles sa vjen e shtohet. 
Ndersa turma amorfe militantesh politik i qajne hallin policit qe sapo rroku ne duar si nje trofe te cmuar tragjedine e vajzes, nxitoi ta shiste te hienat politike per te perfituar si azilant politik. Rama, Basha, Monika, Saliu, soj dhe sorollopi i tyre, qe bejne sikur u pikon zemra per Xhisielen, qe cirren dhe bertasin kunder njeri-tjetrit, jane duke e perdhunuar prej 30 vitesh kete popull, nga mengjesi ne mbremje, here me radhe, e here te gjithe bashke.

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: