Home KRYESORE Ç’hyn “varfëria” e popullit me një “udhëtim” kryeministri?! Gazetarja sulmon Albana Vokshin...

Ç’hyn “varfëria” e popullit me një “udhëtim” kryeministri?! Gazetarja sulmon Albana Vokshin e mbron Edi Ramen

Nga Adela Kolea

Në fakt, që të gjitha palët, u këputët për popullin ju atje në Shqipëri, – them unë, e…🤔

“Ky që u këput për të varfërit, shkon mes luksit në NY…” – shkruan A. Vokshi, deputete e PD-së.

Panem et circenses…

Albana Vokshi, mbesa e Bije Vokshit, “nënës së dytë të Enver Hoxhës”, në shtëpinë e së cilës, në nëntor 1941 u themelua Rinia Komuniste Shqiptare, sot deputete e PD-së…shkruan këtë për Ramën.

Nuk e di sesi i lexon e interpreton publiku shqiptar këto perla.
Vërtet ai popull influencohet, “nxitet” me këto patetizma, “unë hedh baltë mbi ty, e këtë e bëj jo se m’u dhimbs vërtet kush, por thjesht e bëj për pozitën time, mundësisht për të shtuar luksin tim pas këtyre ‘exploit’…”

Unë jam pak e habitur paraprakisht, për shembujt/argumentet që sillen për paralelizëm, për konfrontim, me synimin për të bërë “të kundërtën e propagandës”, për të cilën zakonisht akuzohet njëra palë në Shqipëri.

Unë vetë jam apolitike e asnjanëse, pra me asnjërën palë.
Varfërinë në Shqipëri, do të isha e verbër unë vetë, nëse nuk do ta shihja.

Por, nga ana tjetër, me shumë objektivitet them se, nëse kjo deputete, vë në të njëjtin plan varfërinë shqiptare dhe udhëtimin në NY të kryeministrit, këtu ka diçka që nuk shkon.

Ka varfëri vizionesh, varfëri mendimesh, komunikimi…
Ka farsë, më mirë.

Ç’hyn “varfëria” e popullit me një “udhëtim” kryeministri?

Varfëria është një fenomen me projekt të gjatë për zgjidhje, të cilit, një udhëtim i kryeministrit, nuk i bën as ngrohtë e as ftohtë, zotërinj.

Ajo varfëri e popullit – personifikuar në X familje që ai vizitoi – implikon, në mënyrë që ajo të zgjidhet, shumë impenjim në të gjitha frontet, e rezultatet, nëse i shihen disa të paktën, ato më emergjentet, natyrisht duhet t’u zgjidhen menjëherë.

Të tjerat ama, u dallohen në afat më të gjatë.

Se në këtë gjendje, fatkeqësisht nuk është një familje e vetme.

E kryeministri nuk është se ndërkohë, nuk do të udhëtojë. E sesi udhëtojnë kryeministrat, të mos bëhemi patetikë ta diskutojmë.

Ok, do të më thoni që këta tanët ekzagjerojnë. Këtu ka shumë për të folur…Por, ekzagjerojnë në kompleks them unë. Që nga deputetë, pushtetarë të thjeshtë, të lartë etj. E përgjegjësitë t’i ndajnë për një herë të vetme.

‘Varfëria’ me një ‘udhëtim kryeministri’, është e kotë që sillet nga kjo deputete për alibinë apo “bujën” e radhës.

Të shohin edhe brenda tyre luksin e abuzimet me postin dhe progresin apo etapat e djegura të disa kolegëve të tyre e shokëve të të njëjtave ideale, që nga një varfëri si kjo – që edhe këta, sipas mënyrës së tyre e instrumentalizojnë – u bënë pa pritur e pa kujtuar, zengjinë të rinj.

Që nga fasulet e trahanaja, shkuan shkuan direkt te havjari.

Se na e shpifët me këto patetizma …!

Po kjo Albana Vokshi, pse nuk e fillon nga vetja p.sh, pse s’ fillon të ridimensionojë pak luksin e vet, e t’i japë ndihmë konkrete të varfërve…?

Share: