Home KRYESORE Greg Rama hap ekspozitën e parë, por mungon babai kryeministër

Greg Rama hap ekspozitën e parë, por mungon babai kryeministër

Djali i kryeministrit Edi Rama, ka çelur mbrëmjen e djeshme, ekspozitën e tij të parë. Me një pritje që nisi rreth orës 19:00, ai prezantoi për të ftuarit artin e tij. Këtë ekspozitë Gregu e kishte menduar ta bënte në bashkëpunim me kuratorin Vladimir Myrtezaj.

Instalacioni që Gregu kishte përgatitur për të ftuarit, konsistonte në disa shigjeta të kuqe, drejtuar në murin e bardhë të galerisë FAB. Emocionet e tij, ishin të dukshme ndërsa ai kishte përgatitur edhe një fjalim për të gjithë të ftuarit. Mes tyre u vu re mungesa e babait të tij, kryeministrit Edi Rama.

Gregu kishte përgatitur edhe një kokteil mirseardhjeje në hyrje të galerisë. Ekspozita e quajtur “Fidem”, do të qëndrojë e hapur për 1 javë, ndërsa më poshtë janë edhe disa foto nga eventi.

Share: