Home KRYESORE Guvernatori, Banka Botërore dhe … Ministri i Financave

Guvernatori, Banka Botërore dhe … Ministri i Financave

Nga Kasem Seferi

Në mirëseardhjen e përfaqësuesit të Bankës Botërore në Shqipëri, Guvernatori Sejko (në shpatullat e të cilit rëndon një emër jo i vogël i mendimit ekonomik, Profesor Emin Sejkos, më saktë xhaxhait të tij), na kumtoi publikisht se në bazë të një studimi, ekonomia e Republikës së Shqipërisë në drejtim të prodhimit ka rënie nga dy për qind në një për qind.

Pa prodhim nuk ka punësim, pa punësim nuk ka rritje ekonomike dhe pa rritje ekonomike nuk ka një jetë më të mire për qytetarin shqiptar.

Jo më larg, por në segmentin dy ditor superministri Arben Ahmetaj i bën me dije qytetarëve shqiptarë se vendi i tij (më saktë Qeveria e Republikës së Shqipërisë) do të dalin në tregun ndërkombëtar të huamarrjes për një shumë 500 milionë euro për të financuar ekonominë e vendit.

BUKUR DHE MIRË!

DUARTROKITJE PËR ZOTIN/”SHOKUN” ARBEN NGA GJIROKASTRA!

Po sikur ne që nuk jemi në ujdi me këto deklarata, për arsye se thuhet se depozitat e parave të shqiptarëve (përveç atyre që janë investuar jashtë në bankat e huaja, siç thonë “gojët e liga” me një për qind) kanë mjaft mundësi për ta financuar ekonominë shqiptare të themi:

PËRSE DUHET SHTUAR BORXHI I JASHTËM?!

MOS VALLË JASHTË JANË INVESTUAR VETËM AJO PJESË E MADHE E PARASË SË DEPOZITUAR NGA ATA 5 PËR QIND TË DEPOZITUESVE QË ZOTËROJNË 95 PËR QIND TË DEPOZITAVE?!

E ka kundërshtuar pozita e sotme politike, pozitën e djeshme politike në lidhje me 500 milion eurot e marra në tregun ndërkombëtar.

“Tjetër bën moj, tjetër thua

Që të ma prishësh moj mendjen mua“

Mamanë/Qeverinë hiç mos e dëgjo po vazhdo “të bësh të mira“

“Jarana, jarana, jaranana“

Qytetari shqiptar e ka ngrënë dhe po e ha.

O vetting, o zemra jonë!

Mos qofsh rrenë që na rëndon!

A doni rrena zonja/zotni qytetare/qytetar!

Paguani tatime dhe taksa!

Paguani dhe mos pyesni përse paguani!

Keni vuajtur dhe do të vuani.

Mos harroni se kemi prejardhje nga majmuni.

Share: