Home KRYESORE Këshilli Bashkiak i Kukësit pro tarifimit në Rrugën e Kombit

Këshilli Bashkiak i Kukësit pro tarifimit në Rrugën e Kombit

Nga e hëna e javës që vjen, 17 Shtator rivendoset trau në Rrugën e Kombit. Pas thirrjes së protestës së 31 Marsit, duket se as këshilli Bashkiak i Kukësit nuk ka më kundërshti.

Mbledhja e sotme nuk është zhvilluar por, kryetari Gjelbrim Shehu ka dalë në një vendim ku shkruhet se “diskutimi për tarifimin e rrugës së Kombit quhet i mbyllur pasi tarifa prej 100 lekësh për banorët e kukësit është e përballueshme”.

Kështu, nis nga e hëna tarifa e Rrugës së Kombit për banorët e qarkut të Kukësit do të jetë 100 lekë për një kalim, e thënë ndryshe 200 lekë (të reja) vajtje – ardhje.

Mjetet e regjistruara në Kukës do të marrin falas pajisjen elektronike “Telepas” dhe përmes saj do të bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Ndërsa tarifa për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës, qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë 10 euro vajtje-ardhje.

Share: