Home KRYESORE “Komedia” e ndryshimeve të buxhetit të shtetit! Nga Kasem Seferi

“Komedia” e ndryshimeve të buxhetit të shtetit! Nga Kasem Seferi

“Lajmet shkojnë dhe vijnë”, thënë në filmin “Ballë për Ballë”, nga pianistja e madhe Lola Gjoka me skenar të Ismail Kadaresë, erdhën dje dhe sot nga mediat në lidhje me “ballafaqimin” qesharak të Komisionit të Ekonomisë me Ministrin “shumëkombësh” të financave, ekonomisë dhe punës.

Problemi “më i madh” na paska qenë, për disa muaj, ndikimi i kursit të këmbimit, veçanërisht në të ardhurat e TVSH – së nga importet.

“Ndalu beg se ka hendek” – thotë një shprehje popullore. Me këtë rast, më vjen ndër mend një deklaratëe paradokohshme e Guvernatorit Sejko se “dhëmballët e ekonomisë shqiptare”, ose më saktë rritja ekonomike ka rritje të mira rritje.

Dhe si një ekonomist pensionist i frymëzuar nga premtimi se në fund të vitit do të më japin 5 000 lekë shpërblim, i thirra kujtesës dhe më doli prej i madhi Haberger (le të lexojnë të paditurit se për cilin e kam fjalën) se përqindja e këmbimit tregon gjëndjen e ekonomisë së një vendi.

Përvoja botërore në vendet e zhvilluara, në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion drejt ekonomisë së tregut, ka treguar me prova dhe dëshmi se sa here qeveritë janë në hall të madh për para, ose rrisin barrën tatimore (TVSH – ja te biznesi i vogël, ose gjuetia e biznesit konsideruar përkrahëse e opozitës), ose ndryshimet/korigjimet e buxhetit për të fshehur mosrealizimin e mbledhjes të të ardhurave tatimore.

Fakte bombastike mbi të ardhurat e hyra në vend nga turizmi deklaruar nga Kryeministri, por asnjë e dhënë se sa të ardhura tatimore (veçanërisht nga TVSH – ja), janë siguruar nga ky segment i veprimtarisë ekonomike, sidomos nga të përkëdhelurit e mëdhenj turistikë të qeverisë, ballafaquar me varfanjakët e turizmit në fushën e “reklamuar” të agroturizmit.

Pati një takim Ministri Klosi në Tushemisht me përfaqësues të turizmit në Pogradec. U thanë shumë fjalë, por asnjë gjë konkrete me klimën e kësaj vere (që vetëm verë nuk ishte).

Maji, përditë mbasditeve me shi, qershori, pothuajse dimër, korriku po ashtu me shi, vetëm gushti me një 10 a 15 ditësh me vapë.

Ja nj fakt kuptimplotë:

Taksat vendore dhe tatimet të paguara për tre muaj, kur në fakt një e gjashta e periudhës ishte sezon turistik.

Më ngeli në mendje një program i Dudushit në lidhje me TVSH – në e vendosur mbi biznesin e vogël, ku asnjë prej atyre që ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesit të Shoqatës së Biznesit të Vogël, nuk e kanë prekur konkretisht praktikën, rrethanat, marrëdhëniet që biznesi i vogël ka me qeverinë vendore dhe qendrore.

Deklaratat e opozitës se Qeveria Rama po pasuron oligarkët është emri që i takon me të drejtë “parodisë” së ndryshimeve të buxhetit, luajtur në komisionin e ekonomisë nga pozita dhe jashtë tij nga opozita.

Meqenëse Ministri i Financave, Ekonomisë dhe Punës e njeh mire gjuhën angleze, besoj se do të ishte me vlerë t’i kujtoja se fjala “output” tregon punën e dobishme që bën administrata qeveritare dhe që vlerësohet nga ajo, fjala “outcome” tregon dhe matet nga kënaqësia e qytetarit në lidhje me zbatimin (dhe jo premtimin) e poltikave ekonomike rë Qeverisë Rama 2.

Çdo ndryshim i mundshëm në Qeverinë Rama 2 (sipas thashethemeve tipike shqiptare) të kujton shprehjen pak banale të tironsve “nuk shplahet muti me shurrë”.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: