Home KRYESORE Ministri i brendshem socialist: ‘Bajrat’ me influencë shtetërore, ndikim edhe në polici

Ministri i brendshem socialist: ‘Bajrat’ me influencë shtetërore, ndikim edhe në polici

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thënë se grupi kriminal “Bajri” që u shkatërrua nga policia, ka pasur influencë politike.I ftuar në Real Story të Sokol Ballës, Xhafaj tha se “ky grup ka pasur influencë shtetëore madje edhe në polici”.

“Është anormale që në momentin që në kryesojmë një operacion për të goditur krimin, mesazhi i parë i shkojnë njerëzve me influence ne politike. Duheshin hetime e përgjime të tëra për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj”, u shpreh Xhafaj duke shtuar se janë 9 grupe kriminale të goditura në vitin e fundit.

Share: