Home KRYESORE “Monstër”, uragani në madhësinë e një shteti të tërë pritët të sjellë...

“Monstër”, uragani në madhësinë e një shteti të tërë pritët të sjellë “Apokalipsin”

Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara pritet të goditet nga momenti në moment nga një uragan “monstër”. Uragani Florence, që sipas raportimeve ka marrë tashmë përmasat e shtetit të Michigan-it, pritet që të sjellë erëra të forta dhe përmbytje katastrofike në zonat e prekura.

Astronautët nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës kanë kapur imazhe të frikshme të stuhisë tropikale nga hapësira. Në një foto drithëruese duket edhe pjesa më e egër e stuhisë, “syri” i uraganit.

Astronauti, Alexander Gerst në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku publikoi dhe imazhet shkruante:

Njerëzit në Bregun Lindor bëjnë mirë të përgatiten, ky që po vjen është një makth i vërtetë vdekjeprurës.”

E në fakt njerëzit në zonat që pritet të “zbarkojë” stuhia kanë zbrazur tashmë raftet e marketeve duke krijuar kushtet për strehim. Nuk kanë munguar edhe shpërnguljet masive .


360grade.al

Share: