Home KRYESORE Mos e beni Teatrin ‘Fushe’! Nga Alma Lleshi

Mos e beni Teatrin ‘Fushe’! Nga Alma Lleshi

‌’Mos ma prek Teatrin’,

mos dhe mos, thirrje ne forme urdherore qe prej njeqind e kusur ditesh, iu drejtuan papushim te gjitheve qe bejne e kthejne ligje e dekrete, te gjitheve qe bejne sikur terhiqen e pastaj bertasin serish me fort me shpikjen e rradhes. Tashme thirrja proteste e artisteve, sillet rreth vetes kaq e lodhur nga gjetjet keqdashese te politikes, dhe pothuajse krejt konstante ne qendrese.

Keshtu filloi ne fakt, fjalime artistesh mese spontane dhe cdo nate po te njejtet njerez, dhe cdo nate po te njejten kerkese, dhe cdo here po ai ritem qe po behej me i lodhshem se perserites.

Po keta te njejtet, here me dokumentare, performanca, sensibilizim nga diaspora dhe fqinjet, e here me ngritje zeri e kercenime, po kaq pak zera, injoruar nga turma mosbesuese.

E po ta mendosh, nuk dukej se kishte me as proteste, se te gjithe iken e u kthyen nga pushimet e vapes, dhe ato te njejtet po aty.

Zerat e po te njejteve, qe rezistonin cdo moment, zbukuroheshin here pas here deri ne rrenqethje nga melodia e Anagnostit. Dhe guxoi Roza te thoshte se i dhimbte Teatri. Iu dhemb te gjitheve ne fakt, sepse uni yne, qe duket qe ende s’ka vdekur te keta te njejtet, vetem Nje Teater, Nje Muze, Nje Pallat Kulture, e Nje Biblioteke kane patur e kane per fillese e mbijetese.

Tentuan shume me thirrje ndaj Rames, Metes, Veliajt …

Madje ndonjehere edhe ndaj Bashes, qe ta begeniste Kuvendin kur vendosej fati i qendreses per Teatrin tone Kombetar. Por ky i shkon perhere larg idese, dhe artistet e dine qe s’mund ta llogarisin.

Rama, sigurisht eshte ai qe s’i llogarit artistet.
Meta, me qetesi e dashuri e ktheu ligjin me dekret, dhe c’mund te beje me shume.

Veliaj, xhiro me biciklete nga liqeni.

Shume i zene ne morine e rikontruksioneve te shkollave, po si nuk i shkoi deshira ta ribeje edhe Teatrin, te ruaje ate grusht muresh me histori fantazmash arti dhe te njejteve te gjalle.

E vetmja gje qe beri, i ktheu artistet si treg i gjese…pa vlere, duke i blere e shitur me pensione – nderin.

Po keta te njejtet sot ne proteste, perseri para Kuvendit me rezistencen e radhes, me perkrahjen e shumepak atyre qe e duan artin ende pa interesa tenderash perzier.

Sot, jam dhe une aty, brenda qendreses se tyre, por mos t’i dhene shprese gjithkujt qe iken e vjen ne pushtet, qe neser mos te jete vone per Muzeun, Biblioteken, Universitetin…
Mos e beni Teatrin me fushe se ‘Fusha’ me kulla!

Share: