Home I pakategorizuar Mos e ndiq turmën… Nga Seneca

Mos e ndiq turmën… Nga Seneca

Përktheu: Alda Mukli
Përzgjodhi: Elona Caslli
Shkëputur nga- Dialogje Seneca

Mbi të gjitha duhet të kesh kujdes që të mos e ndjekësh, si delet, turmën e atij që është para teje, sepse kështu nuk shkon atje ku duhet, por atje ku shkojnë të gjithë.

Tek e fundit nuk ka asgjë më të keqe se të përshtatesh me thashethemet duke e quajtur si gjënë më të mirë atë që pranohet nga shumica e njerëzve. E duke qenë se nuk na mungojnë shembujt atëherë jetojmë jo sipas arsyes sonë, por duke imituar të tjerët.

Për këtë arsye ka kaq shumë njerëz që bien mbi njëri-tjetrin. Ashtu siç ndodh në një masakër, kur turma e njerëzve shtypet (askush nuk bie pa tërhequr të paktën edhe një tjetër dhe ata që bien të parët janë shkatërrimi i atyre që vijnë më pas).

Ndodh edhe në jetë; askush nuk gabon vetëm për vete; bëhet shembull dhe shkas gabimi edhe për të tjerët.

Share: