Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Ndërtuan shkollën me të ardhurat e tyre, dy mësuesit “kapen në gabim”:

Ndërtuan shkollën me të ardhurat e tyre, dy mësuesit “kapen në gabim”:

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho ishin dy mësuesit të cilët u vlerësuan shumë për gjestin e tyre, pasi zgjodhën që me të ardhurat e tyre të ndërtonin shkollën në fshatin Vëndresh Mal në Skrapar.

Por në një postim të bërë në “Facebook”, Donaldi shpreh indinjimin e tij, lidhur me një vlerësim të bërë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Berat.

“ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur diten e dyte te shkolles per kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan :

“Ne nje pjese te shkolles po kryehet mesim, ne pjesen tjeter po behet rikontruksion i shkolles”, shkruan  Donaldi.40578650_10215281154975824_2393548242852773888_n

Postimi i plotë:

Miq, ju kujtohet qe ne, ne bashkepunim me Bashkine Skrapar filluam te benim disa rregullime te shkolles se fshatit Therepel per nevojat e vitit shkollor 2018-2019, e cila eshte shkolle vartese e shkolles “Ferit Bregu” Vendreshe.
Ju kujtohet besoj.
ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur diten e dyte te shkolles per kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan : “Ne nje pjese te shkolles po kryehet mesim, ne pjesen tjeter po behet rikontruksion i shkolles”.
Populli thote: “Kur nuk ben mire, keq pse bene?”
….
Se cfare pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh…

KETE DINE TE BEJNE, ME DEMEK INSPEKTORET E ISHSH BERAT, POR QE I KEMI NGA SKRAPARI.
TURP T’JU VIJE, QE NUK ARRINI TE KUPTONI QE PUNIMET NE PJESEN E JASHTME TE SHKOLLES, NUK KANE PENGUAR VAZHDIMIN E PROCESIT MESIMOR!
Po nga nje ane nuk keni faj, se me nje dite inspektim justifikoni rrogen per 6 (gjashte) muaj…
***
Te Faleminderit o shtet qe mban ne pune njerez te paafte!

Share: