Home KRYESORE Nipi përdorues hashashi: E vrara gjyshen se nuk më dha para

Nipi përdorues hashashi: E vrara gjyshen se nuk më dha para

Redon Gruda 21 vjeç ka pranuar para prokurorit se është ai autori i krimit të rëndë në Durrës. Ai ka qëlluar me thikë në kokë dhe trup, gjyshen e tij, Floresha Shkurti, 83 vjeçe duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mesditë në lagjen “Nr.16” pranë shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, në zonën e stadiumit.

Ka qenë pikërisht autori i krimit që ka njoftuar policinë duke thënë se e ka gjetur gjyshen të pajetë. Në fillim ai ka mohuar autorësinë duke thënë se e donte shumë gjyshen e tij.

Sipas burimeve, e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi i biri i saj kishte ndërruar jetë pak vite më parë.
Por pasi ka qendruar disa orë në polici dhe është marrë në pyetje, 21 vjeçari është zbërthyer, duke thënë se i kishte kërkuar para gjyshen dhe për pasojë janë përfshirë në konfliktin tragjik.

Mesohet se djali eshte perdorues hashashi dhe ka kerkuar leke te gjyshja. Ajo nuk i ka dhene dhe ai e ka masakruar, duke e lene te vdekur ne vend. Policia po mban të shoqëruar edhe nënën e Redionit deri në zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në krimin e rëndë./Opinion.al

*Në foto: Pallati ku banonte e moshuara

Share: