Home KRYESORE Opozita bojkoton sërish Kuvendin

Opozita bojkoton sërish Kuvendin

Opozita do të bojkotojë sërish të enjten punimet e Kuvendit.

Pas Shkodrës e Elbasanit, deputetët e partive opozitare do të mblidhen në qytetin e Durrësit për të vijuar denoncimin e lidhjeve që sipas saj qeveria ka me krimin.

Demokratët kanë ngritur katër grupe për të pasuruar me propozime konkrete platformën për çlirimin e qeverisjes nga krimi, ku nisma për vettingun në politikë është një ndër 4 shtyllat e dokumentit të përbashkët opozitar.

Platforma e opozitës parashikon dekriminalizim i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin; Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:; Zgjedhje të lira të ndershme dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet, oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar.

Share: