Home Gjeo-Ekonomia Pas vizitës së Thaçit te Liqeni i Ujmanit, Vuçiç ngre në gadishmëri...

Pas vizitës së Thaçit te Liqeni i Ujmanit, Vuçiç ngre në gadishmëri ushtrinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç para mediave është ankuar për vizitën e Hashim Thaçi te Liqeni i Ujmanit duke theksuar se atje nuk mund të shkojnë policë me armë të gjata.

Sipas tij vetëm në dy raste kjo mund të ndodhë, kur NATO dhe serbet e Veriut japin lejen për këtë. Vuçiç ndërkaq ka gënjyer para mediave duke thënë se sot janë sulmuar serbët në Veri.

Ai megjithatë ka thënë se një lloj dialogu do të vazhdojë.

” Se në çfarë forme dhe mënyre këtë s’mund ta precizojë, këtë lërjani Qeverisë së Serbisë të vendos. Pavarësisht provokimeve një lloj dialogu duhet ta vazhdojmë” ka thënë Vuçiç.

Ai ka theksuar se nuk besohet se vizita e Thaçit ka ndodhur për ta lënë në hije protestën e Vetëvendosjes duke theksuar se dikush nga Perëndimi ka qenë në dijeni.

Ndryshe Vuçiç i ka orientuar serbët e Zubin Potokut që t’i heqin barrikadat dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Ai ka thënë se gjendja e gatishmërisë për luftë e ushtrisë serbe do të vazhdojë ende dhe se për këtë do të marrë një vendim më vonë.

Këtë të shtunë gjashtëdhjetë trupa të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Kosovës morën nën kontroll centralin dhe të gjitha pajisjet në liqenin artificial të Gazivodës.

Ky liqen është një “mollë sherri” i grindjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Centrali është e vendosur në kufirin serbo-kosovar dhe në të kaluarën kontrollohej nga Serbia. Për Kosovën, ky liqen është me rëndësi strategjike sepse furnizon 50% të popullsisë, ndërsa uji nga liqeni përdoret për ftohjen e ujit të reaktorëve në stacionin termik të “Obiliqit” pranë Prishtinës.

v.l/ Dita

Share: