Home KRYESORE PD: Bashkëshorti i deputetes Bushka ka marrë 3.5 miliardë lekë tendera

PD: Bashkëshorti i deputetes Bushka ka marrë 3.5 miliardë lekë tendera

Bashkëshorti i deputetes së PS, Klotilda Bushka Ferhati ka marrë 3.5 miliardë lekë tendera. Kështu deklaroi sot pasdite deputeti i PD, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, vetëm në 4 vitet e fundit biznesi i bashkëshortit të saj, Altin Bushka, ka 10-fishuar të ardhurat.

“Klotilda Bushka po përpiqet të fshehë pasurinë e bashkëshortit, Altin Bushka. Bashkëshorti ka 10-fishuar të ardhurat e kompanisë, që me ardhjen në pushtet të Ramës. Në katër vitet e fundit, kompania ka 10-fishuar pasurinë. Kjo është vetëm pasuria e dukshme” tha Salianji.

Share: