Home KRYESORE Perplasje ne distance Emiljano Nuhu – Artan Hoxha: Famen po e perdore...

Perplasje ne distance Emiljano Nuhu – Artan Hoxha: Famen po e perdore per te mbrojtur Grupet Kriminale duke perfituar prej tyre

Gazetari Artan Hoxha në një postim në Facebook, shkruan se nënkomisari Emiljano Nuhu ka marrë azil me ndihmën e ish-oficerit Dritan Zagani.

“Dritan Zagani te kam mbeshtetur ne denoncimin kunder narkotrafikut por ne sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk te ndihmoj dot. Shijoeni azilin dhe lereni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shume shpejt….”, shkruante Hoxha në postimin e tij.

Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve...
Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve…
Po në këtë postim një person me emrin Emiljano Nuhu, që besohet se është nënkomisari që denoncoi ngjarjen e djeshme, ku pretendohet se ishte përdhunuar nja vajzë  nga djali  i deputetit të PS, i është përgjigjur gazetarit./Panorama.com.al

Komenti i Nuhu

Artan Hoxha, une te njohe shume mir cfare ke bere! u bere i famshem si gazetar, dhe kete fam po e perdore per te mbrojtur Grupet Kriminale duke perfituar prej tyre. do te kujtoj nje histori te vogel, (A te kujtohet sa e shite informatorin Landin e Mirasit tek grupi kriminal qe kultivonte kanabis ne rrethin e korçes,) do te jap prova qe ti ja bleve informacionin Landit te Mirasit per 3000 euro dhe e vrave duke e shitur tek Grupi Kriminal). Mos me ngatro me politiken une jam oficer karriere po tregoj nje ngjarje te vertet, qe ti e di shume mir si ka ndodhur por nuk e pranon dote te verteten.

Komenti i Emiliano Nuhut

Panorama

Share: