Home KRYESORE Presidenti Thaçi takohet sonte me Donald Trump

Presidenti Thaçi takohet sonte me Donald Trump

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet mbrëmjen e sotme me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Takimi do të zhvillohet rreth orës 02:00 të mëngjesit sipas orës kosovare dhe rreth orës 20:00 sipas orës amerikane.

Në një takim të shkurtër ata do të diskutojnë për çështjet aktuale në vend dhe raportet mes të dyja vendeve, njofton klan kosova.

Ndërkohë, pritet që presidenti Thaçi do të takojë edhe Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq, si dhe dy homologë tjerë, Presidentët e Jemenit dhe Kiribatit.

l.h/ dita

Share: