Home KRYESORE Rama ik! Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët në Korçë

Rama ik! Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët në Korçë

“Rama ik” është protesta që Partia Demokratike po mban në Korçë ku kryeministri dhe ministrat janë mbledhur për të mbajtur mbledhjen e qeverisë.

Mbledhja po mbahet tek “Shtëpia e Flamurit” dhe policia kishte vendosur kordon policor për të ndaluar protestuesit t’i afrohen.

Ka pasur tensione në momentin kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të afrohen aty ku po mbahet mbledhja, por nuk janë lejuar

Fotot nga protesta u publikuan nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji në Facebook, i cili i shoqëron me diçiturën: Qeveri hajdutësh, kriminelësh dhe përdhunuesish.

Share: