Home KRYESORE Rimbursimi i barnave, pacientja: Më thonë “kalo infarkt që ta përfitosh”

Rimbursimi i barnave, pacientja: Më thonë “kalo infarkt që ta përfitosh”

Pacientët jo vetëm që sorollaten, por nuk po u jepen as barnat me rimbursim, edhe kur atë ua kanë përshkruar mjekët e qendrës spitalore “Nënë Tereza”.

“Te lagjia nuk ma japin. Ata thonë se duhet të kisha kaluar infarkt dhe ishemi cerebrale”, shprehet Magadalena Nino për Top Channel.

Pasi ka qëndruar 10 ditë në QSUT dhe në fletëdaljen e saj i është përshkruar diagnoza, mjekët në qendrën shëndetësore të lagjes nuk ia japin ilaçin e nevojshëm.

Por rasti i Magdalenës nuk është i vetmi. Janë të shumtë pacientët që nuk përfitojnë barna, ndonëse janë të përfshirë në librin e atyre të rimbursueshmeve.

Kjo ndodh për shkak të kufizimit që i ka bërë Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor mjekëve të familjeve.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se këto të fundit janë nën presion dhe përveç gjobave që kapin vlerën deri në 400 mijë apo 500 mijë, kur paga e tyre është vetëm 40 mijë lekë, ata po kërcënohen edhe me ndërprerje të kontratave me Fondin.

s.a/dita

Share: