Home KRYESORE “Sa futa lekët në makinë mua afrua një person me armë”, zbardhet...

“Sa futa lekët në makinë mua afrua një person me armë”, zbardhet dëshmia e pronarit që ra pre e grabitjes

Administratori i një pike këmbimi valutor ka denoncuar mëngjesin e sotëm në Policinë e Elbasanit së është grabitur nga një person i armatosur. Administratori A.Ngjela pretendon se ka patur 1.4 mln lekë në makinën e tij.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor ai është shprehur se sapo kishte dalē nga banesa e tij në Cërrik dhe kishte vendosur paratë në pjesën e përparme të makinës së punës, ndërsa në një moment që ka dalë nga makina një person i armatosur i ka rrëmbyer paratë.

Administratori i pikës së këmbimit valutor A.Ngjela ka deklaruar se kishte 1.4 mln lekë në makinë dhe po shkonte ne biznesin e tij në Elbasan në momentin që u grabit. Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të rastit, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim.

Informacion paraprak i policisë së qarkut Elbasan

Në lagjen nr.1, Cërrik, rreth orës 06.40 minuta, shtetasi A. N., 51 vjeç, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.

Menjëherë në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al

Share: