Home KRYESORE Safet Bajri fshihet nga lista e personave më të kërkuar në Belgjikë

Safet Bajri fshihet nga lista e personave më të kërkuar në Belgjikë

Pas arrestimit në Tiranë, emri, fotografia dhe të dhënat e rekordeve kriminale të Safet Bajrit (Rustemi) janë fshirë nga faqja online e policisë belge. Aty paraqiten personat më të kërkuar në Belgjikë. Emri i tij në listën e personave më kërkuar në Belgjikë u regjistrua të martën e 10 Korrikut.

Ndërkohë, dënimit me 22 vite burgim i dhënë ndaj Bajrit në Belgjikë, i është hapur rruga e konvertimin në vendin tonë.

Paraditen e sotme, Safet Bajri është njohur me masën e sigurimit personal “arrest me burg pa afat” në Gjykatën e Shkalles se Parë Shkodër.  Masa e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës ndaj Safet Bajrit është në kuadër të dënimit dhënë ndaj tij nga drejtësia belge. Në gjykatë, Bajri, i njohur edhe si “i forti i Shkodrës”, është njohur me dosjen nga Belgjika dhe më tej me masën e arrestit me burg.

Pas kësaj, ai u trasnportua në Tiranë nën masa të rrepta sigurie. Safet Bajru u paraqitet te Krimet e Rënda në kryeqytet për tu njohur me masën e sigurimit personal “arrest me burg”, në kuadër të procedimit të nisur nga autoritet shqiptare.

Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens, është shprehur për gazetarët atje se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin. Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por, Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve.

Këtë verë, policia belge e futi Safet Bajri u fut në listën e personave më të kërkuar nga policia belge. Në përshkrimin që bënte policia belge për Safet Bajrin, i njohur edhe me mbiemrin Rustemi, zbardhej edhe dënimi me 22 vite burgim, i marrë nga gjykata atje:

“Më 25/01/2017, Safet Rustemi u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. Për këtë qëllim, ata (banda kriminale) nuk “kanë kursyer asnjë mjet”: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje, trafikim të qenie njerëzore, në këtë rast gratë e reja të cilat u detyruara të prostituonin. Rustemi dhe bashkautorët e tij zakonisht silleshin shumë dhunshëm.

Më 22 shkurt 2014, ai përsëri dënohet nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 8 vjetësh si kreu i një bande kriminale që merret me importin dhe trafik droge. Po të njëjtën ditë, ai dënohet me pesë vjet burgim për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje”.

Burimi: Panorama 

Share: