Home KRYESORE Shkaktoi 17 divorce, njihuni me “përgjegjësin” e kësaj historie

Shkaktoi 17 divorce, njihuni me “përgjegjësin” e kësaj historie

Zakonisht filmat në mbrëmje rezervohen  për t’u parë me të dashurit. Por nëse shihni në Netflix shfaqjen e Daniel Sloss me gjysmën tuaj, situata mund të bëhet e sikletshme. Madje mund edhe të përçajë lidhjen apo martesën tuaj.

Komediani skocez thotë se një shaka 20 minutëshe në një nga shfaqjet e tij u bë përgjegjëse për ndarjen e më shumë se 4000 çifteve.

Stand up-et e tij filluan të transmetoheshin vetëm 10 ditë më parë, por mesa duket kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Në shfaqjen e titulluar Jigsaw, 28 vjeçari tall konceptin që kanë të gjithë për shpirtin binjak. Mesazhi që jep shoqëria është: “Nëse nuk je me dikë, je i dëmtuar. Nëse nuk je me dikë, je i paplotë. Nëse nuk je me dikë, nuk je i mbushur.” Nisur nga kjo Sloss thotë:

“Neve na bëjnë të ndihemi sikur kemi nevojë për dikë që të jemi të plotësuar – kjo do të thotë që shumë përfundojnë me personin e gabuar.

Ne do ta detyrojmë këtë dreq personi të jetë pjesë e jetës tonë sepse më mirë të kemi diçka sesa asgjë,” shpjegon ai.

Reagime

Kjo këshillë mesa duket u ka ngecur njerëzve në mendje. Shumë prej këtyre të fundit i kanë shkruar Daniel Sloss për ta falenderuar për ndryshimin që bëri në jetët e tyre. Sipas komedianit, më shumë se 4000 çifte janë ndarë dhe 17 të tjerë kanë kërkuar divorcin pasi kanë parë shfaqjen. Këta janë të gjithë njerëz të konfirmuar të cilët i kanë shkruar aktorit për ta falenderuar.

Javës që shkoi Daniel foli për mediat duke thënë se “shakaja nuk kishte si qëllim të ndante çifte”. Ai shton se ky ishte një mesazh për njerëzit single që të mos ndihen keq për faktin që janë vetëm. Aktori herë pas here ndan në Instagramin e tij mesazhet që merr nga ndjekësit që kanë përfunduar lidhjet se bashku me numrin e tyre në rritje./Opinion.al

Share: