Home KRYESORE Simbolika e Lu me çorapet: Gjuetia për peshqit e mëdhenj e papërfunduar

Simbolika e Lu me çorapet: Gjuetia për peshqit e mëdhenj e papërfunduar

I ftuar në studion e Sokol Ballës, ambasadori Donad Lu ka dhënë mesazhet e fundit për Shqipërinë.

Kryediplomati amerikan tha mbrëmjen e sotme se është diçka e pazakontë që të huajt përfshihen kaq shumë në jetën e një vendi.

“Ne në komunitetin diplomatik, jemi munduar të ndihmojmë dhe të mbështesim por arritjet e vërteta kanë qenë të gjitha shqiptare” – tha Lu.

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla se cili është dështimi më I madh në këto tre vite e tetë muaj në këtë vend? dështuar Lu tha se: Dështim? Nuk do të thosha dështim, por diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar.

“Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Jam i skandalizuar që ende nuk është kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu. Jam i skandalizuar që Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Fatmir Xhafaj, Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave” – tha Donald Lu.

Sipas tij, Arta Marku është person serioz dhe një profesioniste që vërtet është përpjekur të bëjë detyrën e saj.

“Mendoj se është një përmirësim madhor krahasuar me paraardhësin. Kam pritshmëri të mëdha për çfarë do t’i duhet të bëjë për të pasur sukses. Nëse ndokush dyshon për qëllimet e mia në lidhje me atë kompani apo Z. Llalla, të lexojnë letrën që unë i shkrova. I bëja thirrje Z. Llalla të respektojë ligjin. Kjo mund t’i duket skandaloze dikujt që në mënyrë rutinë injoron ligjet e këtij vendi” – tha Donald Lu.

Gazetari Balla e ngacmoj zotin Lu duke i përmendur dhe një element të veshjes së tij, pikërisht peshqit në çorapet e tij.

“Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune.”

l.h/ dita

Share: