Home KRYESORE Situata kriminale jashte politikes… Nga Anila Hoxha

Situata kriminale jashte politikes… Nga Anila Hoxha

Dritan Lamaj u vra ne shkurt 2013. Pak muaj pasi shoket e tij e lane krejt vetem dhe nuk i moren parasysh pretendimet e tij se ishte kercenuar. Gjate vjeshtes e dimrit 2012 ne Tirane po shperndaheshin letra fleterrufe . Ishin kunder kryekomisarit,qe e konsideronin jo paqesor me bizneset. Dihej kush i organizonte, dihej kush dirigjonte. Megjithate, per te mbrojtur policin e shtetit, mbajtesin e uniformes qe nuk duhet ta preke askush nuk u mor asnje mase. Perkundrazi , u leviz nga komisariati dhe e cuan specialist ne polici te shtetit. Per disa muaj Dritanit i kthyen shpinen . Sa ishte gjalle askush nuk e besonte se ai ishte ne rrezik. Kur u vra , e shpallen deshmor…

Akoma i duhen deshmore policise qe te bindemi se kush te kercenon te vret dhe nuk tregon barcaleta?

Sepse , se pari policia shqiptare ka vuajtur perhere nga mungesa e imunitetit. Polici eshte i pambrojtur. Pranojeni kete fakt. Ka qene dhe eshte keshtu. Askush nuk i del ne krah policit, neqoftese se ndodh qe ai ndeshet me te paprekshmit.

Sepse se dyti , po nuk e kuptuat kete , vecanerisht JUVE qe ju rendojne gradat ne supe , do vazhdohet qe policia te zbrazet. NJesoj sic iken dy djemte e Reneas per azil para disa viteve. Sic iku ish shefi i 4 ne Kanada. Sic iku ai polici i IMSI CATCHER. Deri sa te vije radha juaj, dhe ose te mgeleni pa pune, ose do hapni polici private, ose do ju cojne per internim tek Akademia ose tek

Studimet Strategjike!

Mjafton nje shembull, numri i paperfillshem i gjobave rrugore ndaj te paprekshmeve. Krahasimisht mendoni se si duhet ta kape polici ate te sofistikuarin, me orare jashte orari qe nuk i paguhen, me kriminele qe dalin nga burgu per faj te gjykates dhe me rroga qesharake. Duajeni policine, jo thjesht sipas atij shabllonit “policia qe duam”. Sepse nje qytetar me shume se kurre e do policine ne krye te detyres, per rend e siguri. Por edhe sepse , pertej te gjithave , te paret qe duhet ta doni policine, jeni JU gradambajtes. Bejeni policin te paprekshem. Nga ai qe eshte djali i babit. Nga ai qe i xhiron makinen luksoze para postbllokut dhe furgonit qe shpesh e le ne rruge nga mos furnizimi me karburant. Nga te majte e te djathte qe sa here vijne ne pushtet, i telendisin shefa e police , duke i zhgraduar, duke “i internuar”

Emiliano Nuhu, nuk ishte frikacak dhe mois guxoni ta quani te tille. Duhet te pyesni ish drejtorin e pergjithshem te policise Haki Cako per kohen kur Emiliano Nuhu sherbeu si i infiltruar ne operacione antidroge . Pas nje aksioni ai u transferua nga Vlora ne Fushe Kruje. Emiliano Nuhu nuk iku nga Shqiperia prej frikes. Iku se u tradhetua, nuk u mor seriozisht, nuk u degjua nga koleget. Emiliano Nuhu kishte vendosur te jetonte ne vendin e tij, sic me treguan shoket e tij sot. Ai kishte marre nje kredi, kishte blere shtepi ne Unaze te re ne pallatet Fratari dhe dosjen e vajzes ja kishin deleguar pikerisht sepse nuk e merrte askush ne ate zone.Mjaftion te pyesni veten perse , perse dreqi e mori vajza denoncuese nuk e dorezoi kallzimin ne Fushe Kruje por ne Tiranw_– mjafton te pyesni dreqi e mori , se perse …perse eshte nen hetim G.C. Cfare detyre nuk kreu, mos valle nuk mori denoncimin e te dhunuares? Ne qofte keshtu perse nuk e mori denoncimin?

Une e njoh krimin, e di si vepron krimi ne Fushe Kruje, Lezhe, Lac e Fushe Arrez. Ndoshta dikush do me jape te drejte per cka them. Disa personazhe te krimit ne kete zone ,nuk kane nevoje per politikane per krah kur mbyllin “punet e tyre”. U mjafton emri qe kane , u mjafton miti I ngritur. E kunderta , politika ka patur nevoje per ta.

Por ama , perse duhet te besojme se polici nuk eshte kercenuar. Sepse nese ai e kishte jeten profesionale fushe me lule ne Fushe Kruje, perse atehere u transferua ne Berat.Mos me thoni per nostalgji te qytetlindjes?

Denoncuesja

Se fundmi por qe eshte me e rendesishme. Ne kete histori , viktima eshte nje vajze e pambrojtur. Viktima eshte vetem ajo ! Dhe pike. Sepse nuk kam ende asnje pergjigjje logjike. Perse ajo erdhi te kallzoje ne Tirane, anipse me pas u terhoq nga kallzimi per shkak te xhelozise. Si mund te lejohej te kthehej serisht ne te njejtin vend. Kush e mbron , po sikur te jete e vertete e gjitha kjo ? Kush e mbron ate vajze , nese eshte e vertete? Po sikur te kishte qene rasti qe se paku ndaj saj te aplikohej ligji i ri i urdherit te mbrojtjes , qe i jep mbrojtje edhe viktimave per shkak te lidhjeve intime.

Dhe per ta mbyllur, ti o bir i babit qe po te bien ne qafe , nje grua dhe nje polic, perse valle ta kene thurur kete skenar?

Share: