Home KRYESORE Skandali i përdhunimit të vajzës nga Fushë Kruja, reagon deputetja Pampuri:

Skandali i përdhunimit të vajzës nga Fushë Kruja, reagon deputetja Pampuri:

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas bërjës publike të skandalit të radhës ku janë të implikuar drejtues të mazhorancës në dhunimin sistematik të nje vajzë nga djali i një deputeti të PS dhe detyrim që ajo të mbyllë gojën. “Dhuna e përdhunimi ndaj grave e vajzave, është përdhunim i gjithë shoqërisë”, shkruna deputetja e opozitës në një koment të saj në rrjetet sociale.

Ja shenimi i plotë i deputetes në facebook:

Nje vjaze tjeter e dhunuar nje shuplake per te gjitha ne.

Dora qe i jep jete, ushqen e rrit nje krijese njerezore, eshte e paprekshme.

Edhe pse flasim kaq shume, madje dhe me patetizem, hartojme e nenshkruajme rezoluta, serish dhuna ndaj vajzave dhe grave prevalon, madje ne menyren me te shemtuar, e veshur me petkun e pushtetit.

“Dora” e shemtuar mbi to, eshte per te gjitha ne. Sot secila prej nesh “betejen” per barazi gjinore e nis nga vetja, per ta percjelle me pas ne shoqeri. Po ne cilen shoqeri? Me cilet individe? Me ata te cilet ende sot vajzen e shohin si objekt shfrytezimi e kenaqesie, per ta shfrytezuar e per ta hedhur me pas, per ta dhunuar, diskriminuar e fatkeqsisht edhe duke e kercenuar te heshte. Te heshte kundrejt ketij akti te shemtuar, te heshte perballe pushtetit, te heshte perballe te shemtuarit nga shpirti ne trup.

Ti njeri i shemtuar qe ngre doren mbi nje vajze, mbi nje grua, nuk njeh nenen tende sakrificat e saj per ty, nuk njeh motren tende dashurine e dhimbshurine saj per ty.

Ty nuk te ben njeri e njerezor pushteti, madje ai te ndihmon te shpalosesh nevojen per t’iu pergjigjur instikteve, atyre instikteve qe nuk arrite t’i mposhtesh duke kaluar etapat e zhvillimit ne femijeri e adoleshence. Dhuna e perdhunimi ndaj grave e vajzave, eshte perdhunim i gjithe shoqerise.

Hartimi dhe zbatimi i legjislacionit perkates, krijimi dhe forcimi i institucioneve mbeshtetese, forcimi i sistemit te referimit, fuqizimi ekonomik, punesimi, i ben me te forta e kurajoze grate per t’i thene Stop ketij fenomeni te shemtuar.

Une si nene, si vajze, si grua, si moter e si bashkeshorte e denoj pa asnje kompromis cdo akt te tille.

Share: