Home KRYESORE Tensionet Athinë-Ankara, forcat greke ndalojnë ushtarin turk në kufi

Tensionet Athinë-Ankara, forcat greke ndalojnë ushtarin turk në kufi

Një ushtarak turk është ndaluar mesditën e sotme në zonën kufitare mes Turqisë dhe Greqisë në Evros.

Sipas mediave lokale,ushtaraku turk është ndaluar në brendësi të territorit grek, në rrethana që ende nuk dihen.

Madje, burime mediatike thonë se ka pasur të shtëna në ajër.

Pak muaj më parë, në një episod të ngjashëm, dy ushtarakë grekë u ndaluan prej një patrulle turke dhe u mbajtën për 4 muaj në një burg ushtarak turk.

Top Channel

Share: