Home KRYESORE Vettingu ne Politikë, Rama: Basha mashtrues, kjo është një farsë. Do e...

Vettingu ne Politikë, Rama: Basha mashtrues, kjo është një farsë. Do e çojmë në Venecia

Kryeministri Edi Rama u shpreh në lidhje me Vettingun në Politikë është një farsë, pasi hetimin politikanët nuk mund tja bëjnë vetes, është Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjkata Speciale (SPAK) për këtë. Rama e cilësoi Bashen mashtrues

“Dua të them ca gjëra që si kam thënë ndonjëherë. Kur u bëra Kryeministër i Shqipërisë në godinën e Kryeministrit nuk kishte asnjë dhuratë. Ndërkohë që në të gjitha kryeministrit e vendeve serioze, apo normale, dhuratat që vijnë për kryeministrat, kur kalojnë një vlerë simbolike, përshembull, kur nuk është një kravatë, apo kur sështë një buton, apo diçka tjetër, regjistrohen dhe qëndrojnë aty. Për herë të parë kryeministria ka një regjistër të dhuratave dhe ka dhurata të çmuara, të cilat nuk I kam marrë në shtëpi, por i kam lënë aty, se I takojnë Shtetit Shqitparë. Këtë gjë po e them siç është, ai i kanë marrë, apo ju a kanë marrë se di. Unë di që kur hyra në km, ishte marrë gjithçka, por skisthe asnjë gjurmë, apo shenjë, që kishte qëndruar dikur një kryeministër. Ndërkohë e përsërië që ën vendet normale, janë të gjitha dhuratat. Kam bërë një dasëm kur isha kryetarë Bashkie dhe kryetarë i PS. Kam regjistruar të gjitha dhuratat e dasmës, i kam kthyer mbrapsht”, tha Rama.

“E treta, që të vijmë te shpenzimet, do isha vërtet i lutmur që të hapenin të gjitha librat e pasuarive dhe shpenizmet e politikanëve, familjarëve dhe krushqëve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e udhëtimeve, hotelet, shpenzimet e tjera, vajtje-ardhjet, lindjet, martesat, sëmundjet. Të gjitha… Dhe mbi të gjitha të zbardhenin të gjitha burimet që kanë prodhuar këto pasuri apo aktivitete me shpenzime të larta, apo jo normale. Do isha shumë i lumtur që të nis kjo gjë nga sarajet e mija, siç i thonë. Çdo shpenzim… Të gjitha pa përjashtim, jo vetëm të shtëpisë ku jetojë unë, sa taksa janë paguar, sa ka kushtuar, çdo gjë që është brenda dhe ku janë faturat, ku janë blerë, me fatura në dorë e jo me fjalë. Të bëhej kjo gjë do isha mëse I gatshmë, do bëjë çmos që të bëhet…”, tha Rama

/360grade.al/

Share: