Home KRYESORE Vlorë, shpërthim tritoli në katin e 4-t të një pallati

Vlorë, shpërthim tritoli në katin e 4-t të një pallati

Vlora është tronditur në orët e para të ditës së sotme nga një shpërthim tritoli në një banesë në lagjen “Isa Boletini”.

Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes, pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç.

Mediat raportojnë se 43 vjeçari J.Ç, ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për trafik droge, duke kryer edhe burg.

Mësohet se 43 vjeçari ka një pikë servisi në këtë qytet.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:20 minuta të mëngjesit të sotëm.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve./Opinion.al

Share: