Home KRYESORE Zagani flet për takimin me Nuhun: “Pashë fëmijën e rraskapitur dy vjeç”

Zagani flet për takimin me Nuhun: “Pashë fëmijën e rraskapitur dy vjeç”

Ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani i cili ka denoncuar lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me Habilajt dhe trafikimin e drogës ka folur për lidhjen e tij me Emiljano Nuhun, oficerin e policisë që ka denoncuar përdhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist Rahman Rraja.

Gjatë një lidhje për televizionin news 24 ai është shprehur se e ka takuar Nuhun vetëm para një jave për ti treguar si të vepronte që të arrinte sigurinë e tij në një shtet të Europës ku edhe ai vet e ka përfituar.

Zagani është shprehur se nuk e njihte Nuhun, por e ka ndihmuar pasi ai ka kaluar edhe vet të njëjtën situatë. Më tej Zagani ka thënë se kur ka takuar familjen e Nuhut ka ndjerë keqardhje për fëmijën e tij 2 vjeçar dhe i ka ftuar ata në shtëpi të hanin ushqim.

“Më shkruajti një ditë, nuk e kisha dëgjuar asnjëherë emrin e tij.

Kam nevojë të më shpjegosh gjërat, sepse ndodhem në të njëjtën situatë si ty

Unë i ktheva përgjigje pasi bëra pak verifikime nëpërmjet miqve të mi.

E kam takuar për herë të parë para një jave. Pas një udhëtimi të stërmundimshëm,

i rraskapitur, pash fëmijën që ishte dy vjeç i thash hajde te shtëpia ime. Do të të tregoj derën e shtetit.

E kam takuar vetëm njëherë, nuk e di ku ndodhet. Janë probleme të sigurisë.

Unë kur kam dëgjuar historinë e atij djali më është rrëqethur mishi, sepse të njëjtën situatë kam kaluar edhe vet. I kam hapur derën i kam dhënë supën që kishte gatuar gruaja për fëmijët e mi.

Lidhjet që thonë aty nuk ekzistojnë, nuk kanë ekzistuar nuk jam paguar nga askush”, u shpreh Zagani./Opinion.al

Share: