Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera A do ta nisë Rama “reformën” ndaj portaleve me ERTV-në e tij?!

A do ta nisë Rama “reformën” ndaj portaleve me ERTV-në e tij?!

Kryeministri Rama prej ditësh është hedhur në sulm dhe nuk ka reshtur së foluri për nevojën e formalizimit të tregut të portaleve online në Shqipëri.

Terma si kazani mediatik dhe paketa antishpifje e propaganduar së fundmi nga kryeministri janë tema që pritet të bëhen aktuale të hënën e ardhshme, pasi Rama ka paralajmëruar të gjitha mediat online se nëse kanë reklama që kanë të bëjnë me biznesin e lojërave të fatit, atëherë do të ketë penalizime të rënda.

Përpjekja politike e kreut të qeverisë kësaj here ka qenë në drejtim të lidhjes së fenomeneve që duket se e “bezdisin” syrin e kreut të qeverisë.

Por teksa të shumtë janë ata që presin me padurim janarin e vitit të ardhshëm dhe bërjen realitet të largimit të lojërave të fatit nga qendra e banuara, nga ana tjetër ka një skepticizëm të shtuar për çështjen e legalizimit të portaleve online, për të cilën kreu i qeverisë tha dje këto fjalë:

Problematika e ngritur nga kryeministri është e drejtë, por në asnjë moment në fjalën e tij nuk flitet për legalizimin e vetë “portalit” të kryeministrit, ERTV-në e famshme, që jep jo vetëm video, por edhe lajme e intervista çdo javë.

Në kushtet e një legalizimi total siç shprehet kryeministri, a do të ishte “drejtimi i duhur”, që gjithçka të niste me zbardhjen dhe legalizimin e ERTV-së së Ramës?!

Deri më tani askush nga qeveria e aq më pak “pronari” i ERTV-së, nuk ka folur për strukturën, punonjësit dhe pagat e atyre gazetarëve që punojnë për llogari të tij./


360grade.al

Share: