Home KRYESORE Agron Duka rrëfen për SMS-në e dërguar nga Donald Lu:

Agron Duka rrëfen për SMS-në e dërguar nga Donald Lu:

Ambasadori Amerikan Donald Lu, angazhohej gjithë kohës për arritjen e një konsensusit për reformën në drejtësi, duke përdorur të gjitha metodat. Më e fundit, ishte ajo e dërgimit të një sms-je në drejtim të disa deputetëve opozitarë.

” I nderuar zoti Deputet! Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Donald Lu!”, shkruhej në SMS

Pikërisht këtë SMS e morën Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediut dhe disa deputetë të tjerë. Ndërkohë ish deputeti Duka tregoi për Top Story:

“Mua më ka ardhur një sms nga Ambasada Amerikane. Personalisht nuk më bëri përshtypje negative, sepse më ftuan pa temë. Shkova, takova dy punonjës të ambasadës, një takim kortezie me ambasadorin, shumë shkurt dhe ata dy punonjësit më thanë se duhet të votoni Reformën në Drejtësi sepse është reformë shumë shumë e rëndësishme për vendin tuaj, gjë të cilën unë nuk kisha shumë nevojë, sepse unë vetë isha përgatitur që Reforma në Drejtësi duhet të kalonte”, deklaroi ish-deputet i PAA.

v.l/ Dita

Share: