Home KRYESORE Arrestimet, Rama: Vend i pashpresë për ata që bëjnë politikë me krimin

Arrestimet, Rama: Vend i pashpresë për ata që bëjnë politikë me krimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas arrestimeve masive të ditës së djeshme, duke filluar që nga anëtarë të grupeve kriminale e deri tek ish-deputetë.

Në një status në Twitter, kreu i qeverisë duke bere politike nuk i ka kursyer ironinë me opozitën ndersa shprehet se ky vend është i pashpresë për ata që bëjnë politikë me krimin.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë,” shkruan Rama.

Share: