Home KRYESORE ‘Babalja’/ Gazetari publikon foton: Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn

‘Babalja’/ Gazetari publikon foton: Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn

Dalja e videos së re me personazh kryesor Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix. Gazetari Ylli Rakipi, gazetari investigativ Artan Hoxha, avokati i Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata, dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia kanë qenë të ftuarit e gazetarit Denis Minga.

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në emision sesi u njoh me audiopërgjimin e Albert Veliut, “Babales”. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë, foto ekskluzive ku shihet Fredi Alizoti në një lokal në shoqërinë e Sali Lushajt, eksponent i njohur në Partinë Demokratike.

“Florenc Hoxha është personi tjetër që ka intervistuar Fredi Alizotin, është me lidhje në PD, ish-polic. Në një vend me kaq shumë halle dhe skandale, harxhohet gjithë kjo energji me një histori të sajuar. Ne shajmë arbitrin që është prokuroria”, tha gazetari Artan Hoxha në emision.

v.l/ Dita

Share: