Home KRYESORE Basha: Ja kur mund të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare

Basha: Ja kur mund të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ndërsa prezantoi programin e PD për bujqësinë me fermerë të Kosmacit në Vaun e Dejës, Shkodër, kreu i PD Lulzim Basha tha se me zgjedhjet e ardhshme vendore mund të kemi edhe zgjedhje te parakohshme parlamentare.

“Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për t’ju komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mencuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror.”- deklaroi Basha ndër të tjera.

“Jemi futur në një rreth vicioz. E blejnë pushtetin me lekë dhe e përdorin për të vjedhur më shumë. Në këtë rreth vicioz janë një grup pushtetarësh që përfitojnë, por humb i gjithë populli. Në asnjë vend nuk janë braktisur fermerët si në Shqipëri, ka qeveria e Edi Ramës, as Kosova, sheti më i ri, as Bosnja se Maqedonia jo e jo.” – u shpreh me tej Basha në takimin me fermerët.

Share: