Home KRYESORE Chef Mentor Merjemaj, një jetë midis artit të pjatave dhe gatimit krijues,...

Chef Mentor Merjemaj, një jetë midis artit të pjatave dhe gatimit krijues, kurorëzuar në Institutin Neranxi

Chef a mund te na bëni një prezantim tuajin?

Unë quhem Mentor Merjemaj. Formimi im profesional starton që në vitin 1996 me kryerjen e një shkolle profesionale për kuzhinë. Kam marr pjese neper seminare të ndryshme që më kanë ndihmuar shumë të rritem profesionalisht.

Kam punuar si ndihmës kuzhinier tek shkolla e marinës ne Vlore dhe me pas kam emigruar ne Greqi ne vitin 1991 ku kam punuar si fillim ne fure buke dhe me pas ndihmës kuzhinier. Me pas, falë punës dhe vullnetit tim te mire, arrita te bëhem chef kuzhine ku punova për një kohë relativisht të gjatë.

Jam kthyer i kënaqur me suksesin e punës time në Shqipëri dhe kam hapur biznesin tim dhe kështu kam menaxhuar me shumë se 3 restorante të miat dhe vëllezërve të mi të cilët, sikurse edhe unë, janë kuzhinierë të suksesshëm.

Kur keni filluar bashkëpunimin me Institutin Kulinar Neranxi dhe si do e përkufizonit atë ne krahasim me eksperiencat e tjera?

Sikurse ju thashë se për disa vite bashkë me vëllezërit e mi kemi pasur restorante dhe nëpërmjet tyre kemi bashkëpunuar me institutin Neranxi që ka ofruar gjithmonë lëndën e parë të restoranteve me cilësinë më të mirë dhe çmimet e duhura. Kemi qene që në fillimet e bizneseve tona klient të rregullt me Kompaninë Neranxi.

Biseda me miq dhe kolege të punës, bene që shumë nga studentet e këtij instituti të kryenin praktikat nëpër restorantet e mia. Kërkesat e njëpasnjëshme të kolegëve të cilët asaj-kohe ishin Chefa në këtë institut, por edhe dëshira ime e madhe për të dhëne dijet e mia mbi kuzhinën, bënë që të përfshihem edhe unë personalisht me pasion tek ky projekt gjigant i kulinarisë më cilësore në të gjithë Ballkanin.

Ku edhe sot aktualisht jap mësim mbi kuzhinën profesionale dhe krahas kësaj, jo rastësisht edhe djali im është një nga nxënësit e këtij instituti, ose kësaj shkolle cilësore të gatimit profesional. Ai si të gjithë studentët e tjerë po studion për kuzhinë dhe ka dëshirë të ndjekë hapat e babait dhe të jetë edhe ai një chef kuzhine i suksesshëm.

Kur takoni ish studente tuaj në sukses, bie fjala kur jeni në restorante të ndryshme, si ndiheni? Mund të na thoni disa prej studenteve tuaj të cilët sot janë shefa te suksesshëm kuzhine cilësore?

Është  e natyrshme për një docent që mëson shumë nxënës dhe mbas një fare kohe i ri-takon ato/ata, ndjehet mire për atë çka ju ke mësuar. Kam shumë studentë që të më falin, por nuk jua mbaj mend emrat të gjithëve sepse janë shumë ato/ata që sot punojnë dhe janë chefa të suksesshëm neper restorantet më të mira në të gjithë Shqipërinë.

Si e shikoni kuzhinën greke kundrejt asaj tradicionale shqiptare? Dhe cilën kuzhinë do të veçonit si më të mirën për miq tuaj special?

Kuzhina greke dhe ajo shqiptare janë pothuaj të njëjta. Çdo gatim tradicional varet nga krahina e vet. Si në Greqi dhe Shqipëri ndryshimi është më shumë krahinor, por me shije të veçanta tradicionale.

Per miq te veçante sigurisht qe edhe gatimi do jete i veçante ne përshtatshmëri të vendit dhe krahinës ku ai jeton. Ne ne gatim jemi gjithmonë krijues si në art…

Unë e kam provuar krijimin tuaj të gatimit në Himarë ku ishit i rrethuar me praktikantë. Më duhet ta them se kuzhina juaj në Livadh ishte e shkëlqyeshme, të paktën sipas shijeve të mia, por, ishte e vështire të gatuanit për klientë restoranti shoqëruar me praktikantë dhe jo me shefa kuzhine?

Të punosh me praktikantë që deri dje kanë qene studentët e tu për afro 1 vit shkollor, pa dyshim qe është kënaqësi e veçantë. Sikurse ju vete e deklaruat, gatimet tona ne Livadh të Himarës ishin te duhura dhe unë ju falënderoj për këtë vlerësim. Por mund te themi me modesti se bashke me studentet arritëm të mbyllim një sezon të suksesshëm veror, si nga ana financiare ashtu edhe ajo profesionale.

Sivjet keni pothuaj keni dyfishin e studenteve ne shkolle, u përshtatet dhe si po shkon puna tani?

Po është e vërtete qe këtë vit ka rekord numri nxënësish ne këtë institut dhe janë pothuaj dyfishi i vjetshëm. Duke qene se mësimdhënia për mua është diçka e dashur, pasion, nuk ndjej aspak lodhje, përkundrazi e kam kënaqësi tu mësoj sa me shumë të rinjve këtë zanat te bukur dhe fitimprurës.

Cili, cila nga kjo klase mund ta shquajmë si më të vëmendshëm dhe shembullor në këtë ore mësimi?

Do e them me bindje se te gjithë janë kërkues dhe duan te jene me te mirët ne Kuzhine. Pra te gjithë nxënësit garojnë me njeri tjetrin për te qene me te mirët. Te gjithë ne këtë institut kane një qellim te vetëm, Te bëhen Chefa te Suksesshëm Kuzhine.

Bashke me disa nga studentët e kulinarise Neranxi kemi marrë pjese në evenimente dhe jemi kthyer me medalje. Veçoj këtu pjesëmarrjen ne konkursin internacional te Kulinarisë në Alanja, Turqi. Pjesëmarrja ne kongresin WASE, Selanik ne vitin 2016. Dhe ne Panairin e Artozes ne Athine ne vitin 2017.

Pyetja e fundit, projektet për te ardhmen këtu ne institutin Neranxi?

Sic jua kam theksuar edhe pak me lart, se mësimdhënia për mua është diçka shumë e dashur dhe duke qene se jam i përkushtuar ndaj zanatty tim,  do të vazhdoj të jem pjese e Institutit të Kulinarisë Neranxi.

Ne një te ardhme jo te largët, një nga projektet e mia është edhe edhe një libër mbi kuzhinën…

Faleminderit

Share: