Home KRYESORE Confindustria Albania; Monitorojmë procedurën e Ministria e Financave dhe Ekonomisë për kontrollin...

Confindustria Albania; Monitorojmë procedurën e Ministria e Financave dhe Ekonomisë për kontrollin e karburanteve

Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, po monitoron me kujdes procedurën e shpallur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë “Për kontrollin ligjor te instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit te instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës”, e tashmë të pezulluar nga Agjensia e Prokurimeve Publike.

Confindustria Albania kundërshton planin për dhënien me koncension të këtij aktiviteti tek subjektet private për arsyet e mëposhtme:

Nuk ka pasur konsultim me publikun dhe grupet e interesit, siç parashikohet në ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Nuk ka pasur kurrë strategji sektoriale as të diskutuar dhe as të miratuar për privatizimin e këtij shërbimi.

Kushtet e garës duken kontradiktore, pasi nga një anë i vihet theksi futjes së normave evropiane në këtë fushë, e nga ana tjetër kompanitë evropiane me eksperiencë specifike janë të përjashtuara nga konkurrenca, sepse është e ndaluar pjesëmarrja e kompanive të huaja, (sipas kritereve kualifikuese të tenderit 8.2, neni 2.3, nënseksioni 2), ku kërkohet akreditimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

Akreditimit, duke mos njohur dhe duke mos pranuar akreditimet e Organizatës Evropiane të njohura jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën.

Kjo procedurë nuk i shërben zgjidhjes së problematikës së cilësisë së karburanteve në shitje.

Menaxhimi i një shërbimi të tillë, ka për qëllim ruajtjen e interesave të shumëfishta: atë të autoriteteve tatimore shqiptare (që marrin tatime mbi produktet e naftës); atë të qytetarëve si blerës të produkteve të shitura nga stacionet e shërbimit; presupozimin e paanshmërisë dhe neutralitetit të menaxherit.

Eksperienca konkrete e anëtarëve tanë, na bën të besojmë se përfshirja e një kompanie private, e cila i nënshtrohet rrezikut të presioneve të panevojshme, do të rriste rrezikun e përkeqësimit të “klimës së biznesit” duke krijuar elemente të mundshme të shtrembërimit të konkurrencës së lirë, duke penguar kështu punën e operatorëve, të cilët respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Për më tepër, dhënia e shërbimit të kontrollit të të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës tek një entitet privat, domosdoshmërisht do të shkaktonte një rritje në çmimet e karburantit, pasi menaxhimi privat duhet të ketë kufij të mjaftueshëm për të gjeneruar fitim.

Confindustria Albania kërkon që kjo procedurë, aktualisht e pezulluar, të anullohet përfundimisht dhe ky shërbim t’i delegohet Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë ose Administratës Tatimore, për sa kohë ky shërbim, është fitimprurës, nuk financohet nga buxheti dhe nuk ka pasur ankesa vitet e

Share: