Home KRYESORE Deputeti i PD: Arrestohet Drejtori i Tatimeve, policia po fsheh ngjarjen

Deputeti i PD: Arrestohet Drejtori i Tatimeve, policia po fsheh ngjarjen

Kryetari i PS-së në njësinë Nr.3 në Tiranë, Artan Kroi, njëkohësisht dhe drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është arrestuar për korrupsion dhe gjobvënie ndaj biznesve, por ngjarja po fshihet nga policia.

Lajmi është publikuar në rrjetin social Facebook nga deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i cili shkruan se nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.

Murrizi tregon se Artan Kroi nuk duhet të ishte pjesë e administrates, pasi rezulton i dënuar me 7 vite burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.

Sipas tij, duke ndërruar emrin Kroi i është shmangur ligjit të dekriminalizimit.

Fatmir Xhafaj e ka të kotë sepse nuk e shpëton dot trafikantin e drogës së PS në Tatime. Artan Kroi duhet të dënohet edhe për mosdeklarim dhe falsifikim të formularit të dekriminalizimit”,-citohet nga shënimi i tij në Facebook.

Share: