Home KRYESORE Dinamika e ngjarjes në Bllok, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria

Dinamika e ngjarjes në Bllok, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka lënë Shqipërinë dje, disa orë pas ngjarjes së rëndë në Bllok ku u përfshi i dashuri i saj Ervin Mata. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja e “News 24” Klodiana Lala. Ajo tha se këngëtarja ka udhëtuar me avion nga Rinasi drejt një vendi të BE-së.

Duke shpjeguar dinamikën e ngjarjes, Lala tha se në fillim në lokal ka shkuar Ervin Mata i shoqëruar nga dy persona. Sipas dëshmisë së pronarit të lokalit, Redi Popesku, ka qenë Ervin Mata që i ka kërkuar leje për të thirrur Ervis Martinaj në lokal. “Më tha se kemi për të sqaruar një problem”, ka deklaruar Popesku në polici.

Në fillim Mata dhe Martinaj janë takuar miqësisht, por personi që shoqëronte Martinajn ka debatuar me personin që shoqëronte Matën dhe këtu ka nisur sherri që përfundoi me të shtëna pistolete, ku mbeti i vdekur një person dhe dy u plagosën. Siç është thënë deri tani, personi që ka qëlluar viktimën është komandoja Merviol Bilo i shpallur në kërkim policor.

Duke iu rikthyer Elvana Gjatës, thuhet se ajo ka qenë në lokal, por është larguar 20 minuta para sherrit. Po kështu, mendohet se sqarimi për “ngacmimin e Elvanës” ka qenë preteks pasi Mata dhe Martinaj mund të kenë patur hesape të tjera me njëri-tjetrin./Opinion.al

Share: