Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Drejtoreshës së qendres sociale i djegin Benz-in në mesnatë

Drejtoreshës së qendres sociale i djegin Benz-in në mesnatë

Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë orëve të natës në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, ku makina me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat) është djegur plotësisht.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Informacion Paraprak i Policisë së Tiranës

Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share: