Home KRYESORE Ekspozita e Mandelës – Zenel Hoxha: të respektohen edhe “mandelat” shqiptare.

Ekspozita e Mandelës – Zenel Hoxha: të respektohen edhe “mandelat” shqiptare.

Çelet ekspozita e fotografive për Nelson Mandelën

Çelet ekspozita e fotografive për 100 vjetorin e lindjes të Nelson Mandelës. Ekspozita është hapur në mjediset e konsullatës së Afrikës së Jugut dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit.

Ne mesazhin e tij për nder të Nelson Mandelës, Konsulli I nderit Zenel Hoxha, ka kërkuar që të nderohen edhe Mandelat shqiptare.

100 vjetori I lindjes së ikonës Nelson Mandela është përkujtuar në mjediset e konsullatës së Afrikës së Jugut në Tiranë edhe në prezence të ambasadorit të Afrikës, Siri Soni dhe në kujdesin e veçantë të konsullit të nderit, Zenel Hoxha.

 

Në ekspozitë ishin pasqyruar foto nga jeta e Nelson Mandelës si dhe piktura të piktorit impressionist Sefedin Stafa. Në mesazhin e tij, konsulli Hoxha është shprehur se duhet të nderohen edhe “mandelat” shqiptarë.

Në ekspozitë merrnin pjesë përfaqësues të ambasadave të ndryshme të akredituara në vendin tonë si dhe anëtarë të komunitetit të Afrikës së Jugut.

Share: